Lajmet

Adobe Lightroom rrit cilësinë e imazheve duke përdorur inteligjencën artificiale

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 12 Shkurt 2019
0
Adobe ka prezantuar një funksion të quajtur “Enhance Details” i cili përdor inteligjencën artificiale për të kryer procesin në fjalë të quajtur “demosaicing.” Adobe Lightroom rrit cilësinë e imazheve duke përdorur inteligjencën artificiale

Tranformimi i të fotove RAW në imazhe të përdorshme është një proces intensiv dhe shumica e kompjuterëve nuk kanë muskujt e duhur për ta bërë.

Për versionin e ardhshëm të Lightroom, Adobe ka prezantuar një funksion të quajtur “Enhance Details” i cili përdor inteligjencën artificiale për të kryer procesin në fjalë të quajtur “demosaicing.”

Funksioni punon me imazhet RAW Bayer të Canon, Nikon, Sony, Olympus dhe X-Trans të Fujifilm.

“Demosaicing” bëhet i vështirë sidomos me imazhet që kanë shumë detaje dhe ngjyra. Duhen mijëra llogaritje matematikore për të ndërtuar imazhin. Adobë thotë se në teori ky proces kërkon mbase harduerin më të fuqishëm kompjuterik.

Rezultati 30% më shumë rezolucion në imazhet RAW Bayer dhe X-Trans. Përveç këtij funksioni Adobe ka shtuar edhe mjetet HDR, Pano dhe HDR Pano. Me këto funksione disa foto mund të kombinohen për të krijuar imazhe me rang dinamik.

Së fundi Adobe ka shtuar opsionin për shpërndarjen e fotove në aplikacionin Lightroom për iOS. Gjithashtu ka riparuar gabime në Android dhe ChromeOS. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Google sugjeron përdoruesve të telefonëve Android në Evropë shfletues dhe motorë kërkimi alternativë

Lajmet e fundit>