Lajmet

Adobe Photoshop tashmë funksionon edhe në kompjuterët Mac me procesorin M1

Nga: PCWorld
Publikuar , 10 Mars 2021
Sot aplikacioni Photoshop funksionon me modelet e fundit procesorin Apple M1 dhe Adobe thotë se përfitimet do të ndihen menjëherë. Adobe Photoshop tashmë funksionon edhe në kompjuterët Mac me procesorin M1

Që kur Apple vendosi të mos përfshijë më çipet Intel në kompjuterët Mac, gradualisht çdo ditë aplikacione po optimizohen për procesorin e ri M1.

Sot aplikacioni Photoshop funksionon me modelet e fundit procesorin Apple M1 dhe Adobe thotë se përfitimet do të ndihen menjëherë.

Në tërësi aplikacioni është 1.5 herë më i shpejtë sesa sistemet e gjeneratës së kaluar. Konkretisht kjo performancë do të vihet re në hapjen dhe ruajtjen e skedarëve, aplikimin e filtrave apo proceseve intensive si punimi me objekte.

Së bashku me një aplikacion të ri M1, Adobe dërgoi një përditësim në iPad me dy funksione të reja siç janë historiku i versioni të dokumentit që do të thotë se mund të kthehen në skedarët e vjetër të ruajtur automatikisht 60 ditët e kaluara dhe mundësia për të shkarkuar dokumente cloud lokalisht dhe punuar me to offline. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Instagram teston postimin nga kompjuteri