Lajmet

Adobe Premiere Rush mjeti më i ri për editimin e videove në platformat mobile dhe desktop

Publikuar , 15 Tetor 2018
0
Sistemi i korrigjimit të ngjyrave është i bazuar në të njëjtën teknologji që Adobe përdor për Premiere Pro në desktop. Adobe Premiere Rush mjeti më i ri për editimin e videove në platformat mobile dhe desktop

Në fillim të vitit Adobe foli për Projektin Rush, një mjet editimi shumëplatformëshe për videot.

Në konferencën e saj Max, kompania tha se Projekti Rush tashmë do të quhet Premiere Rush CC si pjesë e suitës Creative Cloud.

Aplikacioni Rush është zhvilluar për tu ofruar krijuesve një zgjidhje moderne për editimin e shpejtë të videove dhe publikimin në YouTube apo rrjete të tjera sociale.

Rush sjell komponentët kyç të Adobe Premiere me një eksperiencë desktopi në platformat mobile.

Sistemi i korrigjimit të ngjyrave është i bazuar në të njëjtën teknologji që Adobe përdor për Premiere Pro në desktop.

Versioni i prezantuar i Rush është i përafërt me atë që Adobe prezantoi muaj më parë. Megjithatë në konferencë Adobe foli për risitë që do të pasojnë si funksionet e shpejtësisë për të ngadalësuar apo përshpejtuar një video si dhe mundësinë për të krijuar versione të ndryshme për platforma të ndryshme.

Ekipi pas Rush premton edhe rritje të performancës.

Premiere Rush është i disponueshëm në Android dhe iOS për 9.99 dollarë në muaj.

Ekziston edhe një plan tarifor pa pagesë por që është i kufizuar në vetëm tre eksporte. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Fushata e takimeve informative të edicionit të 7-të të ICT Awards nis me Tiranën dhe Prishtinën

Lajmet e fundit>