Lajmet

Adobe prezanton aplikacionin mobil Lightroom për iPad dhe iPhone

Publikuar , 09 Prill 2014
0
Adobe prezanton aplikacionin mobil Lightroom për iPad dhe iPhone

lightroom-mobileAdobe siduket u ka vënë veshin kërkesave të përdoruesve të saj dhe tashmë po sjell aplikacionin Lightroom në pajisje mobile duke filluar me iPad dhe së shpejti në iPhone. Aplikacioni Lightroom ofron mundësinë për të punuar me imazhet RAW njësoj si në versionin në desktop, kështu që ju do të keni mundësi të përfitoni sa më shumë nga imazhet tuaja. Ky aplikacioni do të sinkronizohet automatikisht me Lightroom 5 në desktop dhe do t’ju duhet të jeni kreativ që të përdorni aplikacionin mobile.

Të bërit e Lightroom një shërbim ekskluziv Cloud është një taktikë mjaft e zgjuar marketingu. Adobe e di që njerëzit kanë qenë duke e kërkuar këtë për një kohë të gjatë si dhe ofron veçori të shkëlqyera për çmimin që ka. Siç e përmendëm, aplikacioni do të sinkronizojë automatikisht të dhënat nga versioni në desktop do mund të funksionojë me pothuaj çdo lloj formati që ju mund të njihni. Aplikacioni importon direkt imazhet nga kamera e pajisjes suaj, si dhe ka të përfshirë një opsion për shpërndarjen e tyre në rrjetet sociale. Gjithashtu është edhe një veçori për krijimin e “Slidedshow” si dhe mund të aksesoni libraritë tuaja përmes portalit online të LightRoom.

Ndërfaqja e LightRoom për pajisjet mobile është dizajnuar për të funksionuar në mënyrën më të mirë të mundshme me ekranet e iPad dhe iPhone. Të gjitha mjetet si, ngjyrat, ekspozimi, rregullimet janë pothuaj si në versionin desktop. Për të marrë aplikacionin mobile Lightroom juve do t’ju duhet të jeni anëtar i një prej katër programeve Creative Cloud:

Photoshop Photography Program (USD $9.99 në muaj)

Creative Cloud complete Plan (USD$49.99 në muaj)

LEXO EDHE:  Apple Watch mund të përdoret për të përgjuar të tjerët përmes iPhone

Creative Cloud Student and Teacher Edition (USD 29.99 në muaj)

Creative Cloud for teams complete Plan (USD $69.99 për përdorues në muaj)

Përdoruesit duhet të keni IPad 2 ose më të fundit për të përdorur aplikacionin, dhe gjithashtu duhet të kenë minimum platformën iOS 7. Adobe ka pranuar se po punojnë edhe për një version në Android, si dhe kanë plane për njoftimin e një datë lançimi të aplikacionit për platformën mobile të Google. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>