Lajmet

Adobe rregullon dobësitë kritike në Flash, Reader dhe Acrobat

Publikuar , 16 Gusht 2012
0
Adobe rregullon dobësitë kritike në Flash, Reader dhe Acrobat

Adobe ka riparuar disa dobësi kritike në produktet e veta softuerike Flash Player, Reader dhe Acrobat që u mundësonin sulmuesve të merrnin kontrollin mbi sistemet Windows dhe të ekzekutonin kode keqdashëse.

Adobe publikoi gjatë ditës së martë përditësime softuerike për këto dobësi kritike. Dobësia më e madhe, CVE-2012-1535, prek Adobe Flash Player 11.3.300.270 për Windows, Macintosh, Linux dhe versionet e saj më të hershme. Ajo u mundëson sulmuesve që të kontrollojnë nga larg një kompjuter dhe shfrytëzohet në “sulme me objektiva të caktuara”, tha Adobe në një nga këshillat për siguri.

Dobësia shpërndahet përmes dokumenteve të formatit Microsoft Word dhe ka për synim versionin ActiveX të Flash Player për Internet Explorer në sistemet Windows.

Adobe nuk specifikoi se cilat janë versionet e IE-së që prek ky sulm.

Ndërmarrja i këshillon përdoruesit e Windows-it dhe Macintosh-it që të përditësojnë Adobe Flash Player në versionin 11.3.300.271, përdoruesit e Linux duhet të përditësohen në 11.2.202.238 ndërsa përdoruesit e Google Chrome nuk ka nevojë të shqetësohen pasi softueri përditësohet automatikisht.

Adobe lëshoi gjithashtu një përditësim për Adobe Shockwave Player për të mënjanuar një dobësi që i mundësonte sulmuesve të ekzekutonin nga larg kode në sistem.

Ndërmarrja këshillon që përdoruesit e Adobe Shockwave Player 11.6.5.635 ta përditësojnë softuerin e tyre në versionin më të ri, 11.6.6.636. (PC World Albanian)

LEXO EDHE:  Apple rrezikon penalitete nga Samsung për shitjet e dobëta të iPhone

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>