Lajmet

Adobe sjell Photoshop dhe Illustrator si aplikacione ueb

Nga: PCWorld
Publikuar , 04 Nëntor 2021
Aq të kufizuara janë në funksionalitet saqë nuk ja vlen të krahasohen me versionet e Photoshop dhe Illustrator në desktop. Adobe sjell Photoshop dhe Illustrator si aplikacione ueb

Adobe do të sjellë Photoshop dhe Illustrator në ueb dhe përdoruesit tashmë nuk kanë nevojë të shkarkojnë dokumentet e hostuara në cloud për ti punuar.

Është një hap i madh për kompaninë dhe dy aplikacionet e editimit profesional por ky është vetëm fillimi sepse janë të kufizuar në funksionalitete.

Aq të kufizuara janë saqë nuk ja vlen të krahasohen me versionet e Photoshop dhe Illustrator në desktop.

Në të vërtetë ideja e këtyre aplikacioneve në ueb është që të punoni së bashku me një klient apo editor nga cloud. Më përpara përmes Creative Cloud përdoruesit mund të linin komente ndërsa tani e tutje mund të bëjnë edhe ndryshime bazike.

Adobe gjithashtu ka shtuar një panel për Photoshop në desktop që përdoruesit të shikojnë komentet e lënë prej njerëzve. Normalisht për të përdorur Photoshop dhe Illustrator në ueb duhet të keni një abonim Creative Cloud. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shfletuesi Edge e bën të lehtë dërgimin e uebfaqeve nga kompjuteri në smartfon