Lajmet

Adobe tregon mjetin e ri të versionit të ardhshëm të Photoshop

Publikuar , 20 Prill 2013
0
Adobe tregon mjetin e ri të versionit të ardhshëm të Photoshop

adobeAdobe ka nxjerrë një video që tregon një mjet të ri për versionin e ardhshëm të Photoshop. Ky mjet i ri quhet Shake Reduction.

Zorana Gee që shfaqet në video duke thënë se mjeti për reduktim i lejon fotografët të rregullojnë një imazh, më mirë punon në fotografi të marrë në kushte të ulta drite. Efektet e mjetit të ri ndodhen në seksionin e theksimit në menunë e Filtrave.

Aplikimi i saj shkakton një stil korrigjimi në foto dhe një sërë kontrollesh të tjera.

Zorana demostron në një foto me lule, duke e selektuar zonën dhe punon mbi të pastaj e lejon mjetin të bëjë më të dukshme detajet e imazheve. Sipas videos rezultati duket mahnitës, por duhet pritur dalja në produktin final.

Më shumë informacion mbi versionin e Photoshop do të vijë në konferencën e Adobe në maj të 2013. Videoja gjithashtu përfshin edhe një shfaqe të versioneve të reja të Flash Pro, After Effects, Premiere Pro, SpeedGrade, Prelude dhe Audition. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Adobe ka trajnuar një sistem IA që identifikon manipulimin e fotove me Photoshop

Tags >

Adobe
Lajmet e fundit>