Softuer

Adobe demonstron Flash 10.1 në Droid X

Publikuar , 07 Korrik 2010
0
Adobe demonstron Flash 10.1 në Droid X

Versioni më i ri i Flash, 10.1 dhe sistemi operativ i Google Android 2.2 do të paraqiten më vonë gjatë kësaj vere për Droid X.

Në videon që u prezantua sot shihet Ted Patrick, Sr. Technical Evangelist pranë Adobe Systems, duke prezantuar një prej celularëve më të fundit në tregun e Android, përkatësisht modelin Droid X, duke funksionuar me një aplikacion të Kupës Botërore dhe gjithashtu me një lojë Flash.

Flash Player 10.1 veçse është një prej aplikacioneve më të mira pa pagesë për tregun Android, dhe si produkt final pritet që të paraqitet për celularë të mençur dhe tablet më vonë kur përdoruesit do të jenë në gjendje të avancojnë në Android 2.2 Froyo.

Por të mos harrojmë të cekim se të gjithë ata që nuk dëshirojnë të presin shpalosjen zyrtare mund të bëjnë kalimin në Froyo 2.2, duke shkarkuar këtë version më të ri të Android drejtpërsëdrejti nga faqja e saj.

LEXO EDHE:  Huawei nuk ka ndërtuar një sistem operativ për zëvendësimin e Android

Lajmet e fundit>