Lajmet

Adobe Flash demonstrohet në tabletin BlackBerry PlayBook

Publikuar , 26 Tetor 2010
0
Adobe Flash demonstrohet në tabletin BlackBerry PlayBook

Në konferencën MAX të Adobe që u mbajt këtë  javë, u shfaq në demonstrim BlackBerry PlayBook me aplikacione të koduara në Adobe Air, që është i bazuar pjesërisht në Flash.

Video që po shihni më poshtë shfaq edhe YouTube.com duke lëshuar një video me lexuesin Flash 10.1

“Ne nuk po tentojmë të fusim internetin në një pajisje të vogël mobile” tha Mike Lazaridis, CEO I RIM gjatë demonstrimit të PlayBook. “Çfarë po tentojmë të bëjmë është sjellja e performancës dhe përshtatshmërisë së pajisje mobile në internetit”.

Megjithëse nuk ka pasur përmendje të Apple në video, komentet rreth futjes së internetit në pajisje, duket se tërthorazi godet iPad, që nuk përkrahë Flash.

Në blog postin e falshëm të muajit prill, Apple CEO Jobs shpjegoi se Apple po largohet prej Flash dhe do ta largojë atë prej sistemit të vet operativ për shkak se ka shumë bllokime dhe shpenzon baterinë më shpejtë.

Më vonë, kur Flash debutoi në Android OS, disa testues të pavarur gjetën se Flash po shkaktonte bllokime në pajisje me Android dhe se po ndikonte në performancë, por efekti në bateri ishte shumë i vogël dhe mund të neglizhohej.

BlackBerry PlayBook në anën tjetër do të shpaloset në fillim të vitit të ardhshëm, ndërsa kompania RIM që është prodhuesi i tij nuk ka bërë të ditur çmimin.

LEXO EDHE:  Facebook do të lançojë kriptomonedhën në 2020-ën

Lajmet e fundit>