Siguri

Adobe kërkon falje për krimbin e vjetër

Publikuar , 10 Shkurt 2010
0
Adobe kërkon falje për krimbin e vjetër

Krimbi që fillimisht ishte raportuar nga hulumtuesi i sigurisë Dempsky Mateu, në shtator të vitit 2008, shkakton që Internet Explorer 6 dhe 7, Firefox dhe Safari 3, të bllokohen në momentin që ai shfrytëzohet.

Pavarësisht përsëritjes së bllokimit në laborator,  Huang Emmy  nga Adobe , i cili është menaxher i produkteve për Flash, pranoi se për shkak se Flash Player 10 u vendos për tu lansuar një muaj pas raportimit, kompania ka shtyrë arnimin deri në paraqitjen e Flash Player 10.1 – që pritet të paraqitet më vonë gjatë këtij viti.

“Kemi bërë gabim kur ky krimb ishte shënuar për paraqitjen e “radhës”, që është versioni që do të paraqitet së shpejti Flash Player 10.1, në vend se ta shënojmë atë arnimet e radhës së sigurisë për Flash Player 10” shkruan Huang në blog të Adobe.

Si rezultat i këtij gabim, Flash Player është përditësuar katër herë pa iu adresuar krimbit. Huang pohon se arnimi tani është aplikuar në betan e Flash Player 10.1 që aktualisht është në dispozicion.

Megjithatë, dështimi në trajtimin e krimbit nuk ishte i vetmi dështim i Adobe. Huang pranon. “Ne do të duhej të mbanim kontakt me parashtruesin dhe ta njoftonim për përparimin, kërkojmë ndjesë që nuk e bëmë këtë. Duke pasur një linjë të hapur komunikimi, ai do të mund të na njoftonte drejtpërsëdrejti se kjo çështje është ende e pranishme.

Kërkim falja do të jetë veçanërisht e turpshme për Adobe pas diskutimeve të kësaj kompanie me Apple. Flash mungon në produktin e lansuar së fundit nga Apple, i quajtur iPad dhe raportet sugjerojnë se Steve Jobs e ka quajtur kompaninë “dembele” dhe ka deklaruar se shumica e bllokimeve në Mac vijnë si rrjedhojë e Flash Player.

LEXO EDHE:  Shefi i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit thotë se qëndrimi i SHBA ndaj Huawei politikisht i motivuar

Lajmet e fundit>