Analiza

Adoleshentët ecin vetëm 5 minuta në ditë “për shkak të teknologjisë”

Publikuar , 20 Tetor 2013
0
Adoleshentët ecin vetëm 5 minuta në ditë “për shkak të teknologjisë”

Sipas një sondazhi të realizuar nga Bupa, që ka anketuar 2,000 njerëz, një e katërta e adoleshentëve të rinj të moshave 18 dhe 24 vjeç ecin mesatarisht vetëm 5 minuta në ditë.

Prindërit e moshës 42-54 vjeç fajësuan teknologjinë për mbajtje të adoleshentëve të rinj larg nga ecja dhe thanë që ata ecnin më tepër kur ishin fëmijë se sa tani që janë rritur.

Top arsyetimi i dhënë nga adoleshentët e rinj që nuk ecin ishte: “Unë nuk kam me kë të flas” duke sugjeruar që ata ende ishin të vetmuar në epokën e rrjeteve sociale.

Pesëmbëdhjetë për qind e adoleshentëve pranuan që kanë hequr dorë për të shkuar duke ecur deri diku dhe në vend të kësaj përdorin transportin publik, të paktën një herë në javë. Gratë britanike mesatarisht ecin 12 minuta në ditë, ndërsa meshkujt ecnin mesatarisht 8 minuta në ditë. Që të dy gjinitë janë mjaft larg kuotës prej 30 minutash në ditë për ecje të këshilluara nga Fondacioni Britanik i Zemrës. Femrat gjenin më tepër arsye, duke u arsyetuar që për motin e keq dhe duke u ndjerë tepër të lodhura.

Paula Franklin, që është Drejtoreshë Mjekësore për Mbretërinë e Bashkuar në Bupa, tha: “Është mjaft e lehtë për të nxjerrë shumë arsye, por janë shumë përfitime shëndetësore duke ecur. Për shumicën e njerëzve, është forma më e qasshme e aktivitetit fizik, që është po ashtu falas dhe mund të jetë argëtim i madh. “Ecja zakonisht mund të përshtatet në rutinën tuaj ditore dhe është diçka aq e thjeshtë si të zgjedhësh të ecësh madje edhe një pjesë të rrugës për punë në vend se të marrësh automjetin ose autobusin të cilat mund të kenë një ndikim të madh në shëndetin tuaj. “Për shembull, shtimi i vetëm 20 minutave në ecjen tuaj në ditë mundet në masë të madhe të ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, të cilat përfshijnë sëmundjet dhe sulmet në zemër.”

LEXO EDHE:  Rritet numri i biznesve në Shqipëri që ofrojnë pagesa me kartë bankare

Top 5 arsyet pse nuk ecin:

1. Moti i keq (31 për qind)

2. Nuk kam kohë të mjaftueshme (26 për qind)

3. Çalimi im për palestër (12 për qind)

4. Unë nuk ndjehem i/e sigurt (11 për qind)

5. Unë në përgjithësi ndjehem shumë i/e lodhur (11 për qind) (PCWorld Albanian)

facebook-woman

Lajmet e fundit>