Harduer

Adoleshenti nxjerr aparatin fotografik hapsinor, realizon foto të mahnitshme të Tokës

Publikuar , 16 Shtator 2012
0
Adoleshenti nxjerr aparatin fotografik hapsinor, realizon foto të mahnitshme të Tokës

Misionet hapsinore të NASA kushtojnë me miliona dhe miliona dollarë, por një adoleshent Britanik ka arritur të nxjerrë disa imazhe magjepsëse të planetit Tokë duke përdorur thjesht një aparat fotografik, të cilën ai e bleu në ebay.

Adam Cudeworth, 19 vjeç harxhoi 40 orë kohë dhe rreth $600 për të kapur imazhet që shikoni, bëhet e ditur sipas një raporti të gazetës britanike Telegraph.

Ai e vendosi aparatin, një Canon A570, në një kuti të izoluar me një pajisje GPS, një radiotransmetues dhe një mikroprocesor. Pastaj përdori një balonë për të dërguar këtë mjet hapësinor më shumë se 32 km në qiell, aq lart, saqë fotot e tij kapën pamje dramatike të lakimit të Tokës.

Pajisjes iu desh rreth dy orë e gjysmë për t’u ulur, pastaj Cudeworth shfrytëzoi GPS dhe radiotransmetuesin për të gjetur vendin e uljes rreth 48 km larg shtëpisë së tij.

Cudeworth ishte në gjendje të gjurmonte shpejtësinë e pakos dhe lartësinë duke përdorur një qark brenda aparatit.

Ai është një student i inxhinierisë në Universitetin e Notingamit, formimi shkencor i të cilit përbëhet thjesht nga një kurs standard fizike.

Cili është projekti më i bukur personal që keni dëgjuar? Na tregoni në komentet tuaja… (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Jeta pa teknologji; Nisma me nxënësit e Gjirokastrës për t’u kthyer te librat

Lajmet e fundit>