Biznes

Adoptimi i teknologjisë 5G, Ericsson jep parashikimin

Nga: PCWorld
Publikuar , 11 Maj 2020
0
Më herët kompania kishte thënë se deri në 2025 afro 2.6 miliardë konsumatorë në mbarë botën do të përdorin teknologjinë 5G. Adoptimi i teknologjisë 5G, Ericsson jep parashikimin

Gjiganti Suedez i telekomunikacionit Ericsson tha ditën e Hënë se do të ndryshojë parashikimet për adoptimin e teknologjisë 5G.

Më herët kompania kishte thënë se deri në 2025 afro 2.6 miliardë konsumatorë në mbarë botën do të përdorin teknologjinë 5G.

Tashmë Ericsson thotë se kjo shifër do të jetë 2.8 miliardë. Sektori i telekomunikacionit ka qenë ndër të paktët që ka shënuar rritje gjatë izolimit të Covid-19 pavarësisht paqartësisë ekonomike të krijuar. Rritja e përdorimit të shërbimeve të telekomunikacionit ka ardhur si rezultat i njerëzve që po punojnë nga shtëpia.

Ericsson tha se parashikimet për adoptimin e 5G në 2020 gjithashtu do të ishin më të larta por nuk ka dha një shifër të saktë. Ericsson konkurron me Nokia dhe gjigantin Kinez Huawei në këtë industri.

Gjenerata e re e rrjeteve celulare do të sjellë shpejtësi më të mëdha shkarkimi dhe të përballojë ngarkesa më të larta rrjeti /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Huawei lë pas Nokia dhe Ericsson në garën 5G pavarësisht presionit Amerikan