Harduer

AdTrap, pajisja që mund të ndryshojë internetin

Publikuar , 02 Tetor 2013
0
AdTrap, pajisja që mund të ndryshojë internetin

Varësisht nga këndvështrimi, shpikja nga Chad Russell dhe Charles Butkus është ose një hap përpara për internetin ose një vdekje për përmbajtjen pa pagesë.

Pajisja e tyre AdTrap kap reklamat online përpara se ato të mbërrijnë, në çfarëdo pajisje që e përdorni për të pasur qasje në internet, duke iu mundësuar shfletimin e uebit, madje edhe të transmetoni video pa reklama bezdisëse. Frymëzimi erdhi gjatë një bisede për ditët e hershme të internetit.

“Ishte faqe, tekste dhe fotografi – kaq,” tha Russell, 31 vjeç. Me fjalë të tjera, nuk ishte asnjë reklamë. Kështu, Russell dhe Butkus kanë vendosur të rikrijojnë gjendjen e kaluar dhe kanë ardhur me AdTrap.

Motoja e ndërmarrjes është “Interneti është sërish i juaji”. Derisa ka shumë softuerë dhe shtojca për shfletues të uebit që mund të bllokojnë reklamat online, shumë nga ta falas – ato janë të kufizuara në pajisje të caktuara ose në shfletues të caktuar.

AdTrap, një kuti kjo e bardhë drejtkëndëshe që përngjan me një ruter wireless dhe kushton rreth 120 dollarë, percepton reklamat përpara se ato të arrijnë tek laptopi, tableti ose telefoni mobil. Interesi dhe entuziazmi për idenë e Russel dhe Butkus u kthye në 200,000 dollarë, që ka marrë gjatë një fushate prej 30 ditësh në Kickstarter më herët këtë vit.

Fondet janë duke u përdorur nga ndërmarrja mëmë Bluepoint Security, që është ndërmarrje softuerike mobile për antivirus, për të prodhuar njësitë e AdTrap. “Unë mendoj që ajo flet për mentalitetin e njerëzve tani për përvojat e tyre në internet,” tha Russell. Pajisjet AdTrap filluan shitjen në gusht, kështu që është pak si herët për të bërë një vëzhgim tej-për-tej të pajisjes.

LEXO EDHE:  Taksa dixhitale e Francës merr miratimin e parlamentit

Në krahasim me bllokuesit softuerik të reklamave, Russell tha që një zgjidhje harduerike është më efikase sepse punon në çdo pajisje të lidhur në rrjetin tuaj. Njësia qëndron mes modemit dhe ruterit dhe punon mjaft mirë. Është mirë të shkosh në YouTube dhe në uebfaqe të tjera, të shikoni një video dhe ta lëshoni menjëherë, pa pasur reklama.

Por këto reklama janë si mbulesë e shpenzimeve për mirëmbajtësit e uebfaqeve të cilët e ofrojnë përmbajtjen pa pagesë. “Ne nuk jemi duke provuar të jemi kundër të gjithë reklamuesve,” tha Julie Russell, që është nëna e Chad Russell, e cila menaxhon financat për AdTrap. “Ne jemi duke provuar që t’iu japim përdoruesve një përvojë siç ishte kur interneti doli së pari dhe kur nuk kishte aq shumë interferenca.” (PCWorld Albanian)

adtrap-device-story-top

Lajmet e fundit>