Analiza

Adyen: Blerjet nëpërmjet pajisjeve mobile përbëjnë rreth 20% të numrit total të transaksioneve

Publikuar , 05 Shkurt 2014
0
Adyen: Blerjet nëpërmjet pajisjeve mobile përbëjnë rreth 20% të numrit total të transaksioneve

ipad-shopping-100043401-largeSipas kompanisë së kryerjes së pagesave online Adyen, krahasuar me një vit më parë, pagesat e kryera nga pajisjet mobile si smartfonë dhe tabletë pësuan një rritje prej 55% duke arritur një total prej 19.5% të numrit të përgjithshëm të transaksioneve të proçesuara në mbarë botën gjatë muajit dhjetor

Të dhënat kanë treguar se iPhone-ët dhe iPad-ët kanë qenë pajisjet e përdorura më shpesh për pagesat mobile. Më konkretisht, gjatë periudhës nga muaji shtator deri në muajin dhjetor është llogaritur se iPad-ët përbënin 41% të gjithë transaksioneve mobile, iPhone-ët përbënin 31.6%, smartfonët Android 20%, ndërsa tabletët Android vetëm 6.6%. pajisjet me sistem Windows Mobile dhe BlackBerry përbënin më pak se 1% secila.

Në qoftë se përqëndrohemi vetëm tek smartfonët e përdorur për pagesa mobile, duket sikur Android po i afrohet shumë iPhone-ëve. Është vënë re se pjesa e zotëruar nga iPhon-ët ka pësuar rënie nga 68.5% në muajin prill ka arritur në 60% gjatë muajit dhjetor, ndërsa pjesa e zotëruar nga pajisjet Android është rritur nga 30.7% deri në 38.6%. Një prej faktorëve të këtij rezultati është rritja e numrit të pajisjeve Android në treg, veçanërisht pajisjet e ofruara nga Samsung.

Adyen ka theksuar gjithashtu se trendi i pagesave të kryera nëpërmjet smartfonëve dhe tabletëve do të influencojë mënyrën se si tregtarët dizajnojnë faqet e kryerjes së pagesave. Kompania në fjalë proçeson më tepër se 250 metoda pagese, përfshirë këtu Visa, MasterCard, American Express dhe 187 valuta të ndryshme në 6 kontinente.

Analiza e Adyen ka mbuluar ato industri ku përfshihen udhëtimi, shitja me pakicë, biletat, lojërat dhe të mirat dixhitale. Përsa i përket shitjeve me pakicë thuhet se individët shpenzojnë më tepër nëpërmjet pagesave të kryera me tabletë sesa kompjuter personal. Duke marrë parasysh këtë trend është mëse e rëndësishme që bizneset të ecin me ritmin e evolucionit të pajisjeve mobile dhe sjelljes konsumatore si dhe duhet ta përdorin këtë njohuri në mënyrë strategjike në planin e tyre. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Apple u mbyllë hakerëve rrugën e jailbreak