Lajmet

Aeroplani i fuqizuar nga dielli përfundon me sukses udhëtimin 24 orësh

Publikuar , 08 Korrik 2010
0
Aeroplani i fuqizuar nga dielli përfundon me sukses udhëtimin 24 orësh

Solar Impulse është nisur ditën e mërkurë nga pista e fluturimit në Payrene, reth 50 kilometra larg Gjenevës, dhe është drejtuar nga Andre Borschberg i cili e ka ngritur aeroplanin në një lartësi mbi detare prej 8.500 metra.

Më pas ai e ka zbritur atë në një lartësi prej 1.500 metrave dhe deri para errësimit ka mbajtur të njëjtën lartësi, dhe më pas e ka zbritur atë.

Solar Impulse ka një gjerësi krahësh prej 63 metra që është e njëjtë me Airbus A340, dhe është gati 22 metra i gjatë. Ai peshon rreth 1.600 kilogram dhe ka rreth 12.000 panele solare të lidhura me krahët e tij dhe me stabilizuesit horizontal.

Aeroplani gjithashtu është i pajisur me katër motor elektrik dhe ka një shpejtësi maksimale prej 70 kilometra në orë. “Caku i projektit ësthë që të ketë aeroplan të fuqizuar nga dielli që udhëtojnë ditë e natë pa nevojën e derivateve” tha bashkë-themeluesi i projektit, Bertrand Piccard.

Vitin e ardhshëm pritet që të dizajnohet një aeroplan tjetër që do të fluturojë edhe më shumë, dhe do të tentohet që të kalohen edhe kontinente dhe të kalohet oqeani atlantik. Në vitin 2012, ekipi shpreson që përmes Solar Impulse ti bien përreth botës në pesë nivele.

LEXO EDHE:  Snapchat do të sjellë një funksion që Facebook e ka të vështirë ta kopjojë

Lajmet e fundit>