Afisha të cilat ngjiten në pjesën e pasme të smartfonëve dhe që pretendojnë se mbrojnë përdoruesit nga rrezatimi magnetik i tyre po shiten në Amazon.
8 muaj më parë shkencëtarët thanë se afishat smartDOT nuk kanë asnjë efekt dhe janë një mashtrim.
Madje prodhuesi u kritikua për pretendimet që bën në uebsajtin e tij. Global EMF Solution pretendon se afishat e prodhuara ofrojnë mbrojtje nga valët elektromagentike të smartfonëve të cilat i quan të dëmshme.
Në Janar një hetim nga BBC Dhe Universiteti i Surrey në Britani testoi smartfonë 4G me dhe pa afishat smartDOT.
Hulumtimi nuk gjeti asnjë provë për efektin e afishave ndërsa prodhuesi tha se për tu matur efekti duhet testim biologjik.
Në përshkrimin e produktit në shitje në Amazon thuhet se afishat ofrojnë mbrojtje çdo ditë nga falë elektromagnetike. /PCWorld Albanian