Lajmet

Agjencia Amerikane për Sigurinë Kibernetike zbulon probleme serioze në Windows

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 15 Janar 2020
0
Microsoft shtoi se nuk ka parë prova se hakerët mund të kenë shfrytëzuar teknikën e zbuluar nga agjencia amerikane. Agjencia Amerikane për Sigurinë Kibernetike zbulon probleme serioze në Windows

Agjencia e Sigurisë Kombëtare (NSA) ka zbuluar një mangësi serioze të sigurisë në programin operativ Windows të kompanisë Microsoft. Siç njofton Associated Press, agjencia federale amerikane informoi për këtë zbulim kompaninë, në mënyrë që të ndreqë të metën serioze.

Kompania Microsoft shpërndau të martën menjëherë një program përditësues për të eliminuar mangësinë në fjalë dhe konfirmoi se problemi ishte zbuluar nga NSA.

Microsoft shtoi se nuk ka parë prova se hakerët mund të kenë shfrytëzuar teknikën e zbuluar nga agjencia amerikane.

Priscilla Moriuchi, ish-punonjëse në pension e NSA dhe ish-drejtuese e operacioneve për Azinë Lindore dhe Paqësorin në këtë agjenci federale amerikane, thotë se ky është një shembull “i rolit konstruktiv” që NSA mund të luajë në përmirësimin e sigurisë globale të informacionit.

LEXO EDHE:  Xiaomi ka një plan për ti bërë telefonët 5G me kosto të përballueshme

Tags >

Microsoft