Siguri

Agjencia britanike kërkon thyesë të kodit

Publikuar , 04 Dhjetor 2011
0
Agjencia britanike kërkon thyesë të kodit

GCHQ në qetësi e lëshoi një uebfaqe kriptike gjatë muajit të kaluar duke ofruar një kuti të kodit të ndërtuar me numra dhe shkronja. Nuk ka ndonjë brend në faqe, vetëm pjesa “A mund ta thyeni atë?”.

Agjencia tani ka treguar se është prapa një fushate dhe gjatë të premtes tha që është duke provuar të arrijë individët me “një interesim të mprehtë në thyerje të kodit dhe hakim etik” për profesionistë në GCHQ.

“Është për të zgjuar interesimin në njerëzit të cilët ndoshta nuk mund të zihen nga fushatat normale të rekrutimit,” tha një zëdhënës nga GCHQ, duke folur në kushte të anonimitetit.

Thyerja e kodit zbulon një fjalë, e cila ishte kur shkruhet në një hapësirë të uebfaqes do të paraqesë uebfaqen për rekrutim në punë tek agjencia GCHQ.

Agjencia tashmë është duke rekrutuar specialistë të sigurisë kibernetike – për një pagë prej 25,000 funta (39,000 dollarë) – dhe shpreson që të punësojë rreth 35 njerëz gjatë muajve të ardhshëm, tha zëdhënësi.

Më shumë se 50 njerëz me sukses kanë arritur deri tani ta thyejnë kodin – nga të cilët 80% kanë plotësuar një aplikacion, tha zëdhënësi.

GCHQ tha që ritmi i shpejt i lëvizjes së fushës digjitale dhe sigurisë kibernetike nënkupton që ajo duhet të gjejë rrugë të reja për t’u marrë me kandidatët e ardhshëm, të cilët në mënyrë tipike kanë hyrë në agjenci si të diplomuar./pcworldalbanian

LEXO EDHE:  NATO zgjedh BlackBerry për sigurinë e komunikimit

Lajmet e fundit>