Analiza

Agjencia Franceze e Hapësirës po bashkëpunon me Google në projektin Loon

Publikuar , 14 Dhjetor 2014
0
Agjencia Franceze e Hapësirës po bashkëpunon me Google në projektin Loon

20140528-g0041314Gjiganti Google dhe Agjencia Hapësinore Franceze shpresojnë të krijojnë kufij të rinj falë një pune bashkëpunuese në projektin Loon. Të dy autoritetet në fjalë njoftuan bashkëpunimin, duke thënë se do të punojnë së bashku në teknologji për implementimin e projektit në Francë. Loon është projekti që ka për qëllim të ofrojë akses në internet përmes balonave. Që të dyja organizmat ishin të heshtur lidhur me detajet e tjera të planeve të tyre, ndërsa është e qartë se Google po mundohet të përfitojë nga ekspertiza e agjencisë hapësinore për projektin në fjalë.

Ndërsa agjencia do të përfitojë përmes lançimit të fushatave si pjesë të punës së saj për të studiuar stratosferën dhe shtresën e Ozonit. Agjencia Kombëtare Studimore e Hapësirës (CNES) po punon në teknologjinë e balonave për dekada me rrallë.

CNES dhe Google nuk komentuan lidhur me bashkëpunimin. Projekti Loon është një iniciativë e Google X, laboratori eksperimental që prodhon një mori produktesh dhe shërbimesh të së ardhmes. Projekti Loon, i cili është akoma në hapat e parë të testimit, do të ofrojë akses në internet në zona ku është e pamundur mbërritja e linjave fikse, përmes balonave. Këto balona të cilat e përfitojnë energjinë nga panele diellorë, fluturojnë në lartësi më të mëdha se ato të avionëve komercialë, madje dhe kushteve atmosferike. Deri tani, balonat e projektit Loon, të cilat ofrojnë konektivitet në një internet të mjaftueshëm të shpejtë sa për të transmetuar video, kanë fluturuar për më shumë se 3 milion kilometra.

Ndërsa bashkëpunimi mes Google dhe CNES mund të kontribuojë në përmirësimin e projektit Loon, gjithashtu do të ndihmojë edhe gjigantin e motorit të kërkimit për një të ardhme më të mire në Europë. Kompania aktualisht gjendet në një presion të ashpër nga Europa, i krijuar për shkak të mosbesimit ndaj shërbimeve që ofron gjiganti. Parlamenti Europian tashmë është duke promovuar ndarjen e Google, ndërsa shërbimi i lajmeve të Google është ndaluar në Spanjë për shkak të së drejtës për tu harruar. Bashkëpunimet të cilat sjellin përfitime direkte për qytetarët Europian mund të ndihmojnë në përmirësimin e imazhit të kompanisë në sytë e politikanëve dhe publikut.

LEXO EDHE:  Raport: Pasardhësit e iPhone XS dhe XS Max do të quhen iPhone Pro

Google nuk tha se kjo lëvizje e re ishte dizenjuar për të përmirësuar marrëdhëniet me Europën, por kompania po përpiqet të rrisë rezistencën e shërbimeve të saj ndaj një presioni të tillë duke u gjendur në një kërcënim serioz. Duke bashkëpunuar me Agjencinë qeveritare franceze, është e mundur që Google të jetë duke shpresuar për një lehtësim të “frymëmarrjes” në Europë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>