Blog

Agjencia Hapësinore Evropiane përditëson Windows 98 në një satelit të lëshuar 19 vite më parë

Nga: PCWorld
Publikuar , 26 Qershor 2022
Instrumenti Mars Advanced Radar for Subsurface and Inonspheric Sounding (MARSIS) është ai që do të përditësohet dhe teknologjia e tij ka qenë e rëndësishme për zbulimin e ujit të ngrirë nën sipërfaqen e planetit. Agjencia Hapësinore Evropiane përditëson Windows 98 në një satelit të lëshuar 19 vite më parë

Inxhinierët e Agjencisë Hapësinore Evropiane po përgatiten për një përditësime të Windows 98 për satelitin që sillet në orbitën e planit Mars.

Prej 19 vitesh ky satelit analizon planetin dhe kur u ndërtua për herë të parë kishte Windows 98. Për fatin e mirë të njerëzimit dhe planit të kuq ESA nuk do të kalojë sistemet në Windows ME.

Instrumenti Mars Advanced Radar for Subsurface and Ionospheric Sounding (MARSIS) është ai që do të përditësohet dhe teknologjia e tij ka qenë e rëndësishme për zbulimin e ujit të ngrirë nën sipërfaqen e planetit.

Përditësimi i ri do të bëjë që ky sistem të shohë më në detaje çfarë gjendet nën sipërfaqen e Marsit dhe hënës së tij Phobos. Agjencia lançoi Mars Express në 2003 si misioni i saj i parë drejt Planetit të Kuq dhe ka shpenzuar dy dekade duke eksploruar sipërfaqen e tij.

MARSIS përdor frekuenca të ulëta të cilat rikthehen nga sipërfaqja e planetit për të kërkuar për ujë dhe studiuar sipërfaqen e planetit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Publikohen detajet e Galaxy Z Fold 4