Intervista

Agon Avdimetaj: Intervistë me Inovacionin e Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Maj 2019
0
Një entuziast i teknologjisë dhe sipërmarrës prej 9 vitesh, Agoni ka studiuar për Inxhinieri Kompjuterike. Ai qëndron pas startupeve si Vianova Health dhe Zombie Soup të cilat ai ka arritur ti shndërrojë në kompani të mëdha dhe lojtarë kryesorë të teknologjisë në rajone të ndryshme të Amerikës Veriore, Evropës dhe Australisë. Agon Avdimetaj: Intervistë me Inovacionin e Vitit në edicionin e 7-të të ICT Awards

Kategoria Inovacioni i Vitit në Albanian ICT Awards është padyshim çdo vit një prej më të lakmuarave. Këtë vit çmimi shkoi për një projekt unik djaloshin nga Prishtina Agon Avdimetaj.

Një entuziast i teknologjisë dhe sipërmarrës prej 9 vitesh, Agoni ka studiuar për Inxhinieri Kompjuterike. Ai qëndron pas startupeve si Vianova Health dhe Zombie Soup të cilat ai ka arritur ti shndërrojë në kompani të mëdha dhe lojtarë kryesorë të teknologjisë në rajone të ndryshme të Amerikës Veriore, Evropës dhe Australisë.

Në ICT Awards 7 ai konkurroi me Rosie, një produkt i kompanisë Vianova Health e cila është në partneritet me një ndër prodhuesit më të mëdhenj në Botë të kompjuterave “Lenovo”. Është një koordinatore virtuale e kujdesit që menaxhon pacientët në shtëpitë e tyre.

Rosie ndihmon mjekët dhe anëtarët e familjes të monitorojnë, edukojnë dhe trajnojnë pacientët për shëndet më të mirë.

PCWA: Pse zgjodhët të bëheni pjesë e ICT Awards 7?

ICT Awards eshte platforma me e madhe e vlerësimit për teknologji, si dhe pjesa e vlerësimit është totalisht e pavarur. Dëshira e valimit dhe vlerësimit nga kjo platforme është shume e rëndësishme për karrierën time.

PCWA: Vitin e kaluar kemi pasur një intervistë për Zombie Soup. Përveç kësaj të fundit dhe Rosie do kishim dëshirë të dimë më shumë rreth Vianova Health?

Vianova Health është një kompani Amerikane, me zyre kryesore në Uashington DC. Produkti kryesore i kësaj kompanie është Rosie. Rosie bënë të mundur organizmin më të mirë brenda spitaleve, optimizimin dhe kujdesin sa më të mirë ndaj pacientit. Në të njëjtën kohe pacientëve ju orkestron matjen/monitorimin/organizimin e planit të shëndetit të tyre në mënyrë jashtëzakonisht të thjeshte, ku gjithashtu ju ndihmon në edukimin rreth sëmundjes se tyre që të jenë sa më të informuar se si të veprojnë në situata të ndryshme. Si dhe ndihmon që të krijojnë një shprehi të kujdesit ndaj shëndetit te tyre.

LEXO EDHE:  ICT Awards në bashkëpunim me Aftësi për Punë S4J organizoi në Lezhë Bootkampin ICTS

PCWA: Na flisni pak për rrugëtimin e Rosie që nga themelimi deri tek ecuria?

Duke nisur platformën tonë në fillim të vitit 2016, tani po i drejtohemi dëshirës dhe domosdoshmërisë për një përmirësim të angazhimit shëndetësor dhe menaxhimit të mirëqenies në nivel më të gjere. Rosie është një platforme e ndërtuar nga planet e kujdesit të bazuara në dëshmi, të cilat lehtë mund të përshtaten për çdo lloj të popullsisë, gjendjes, procedurës, vlerësimit, studimit ose komunikimit.

PCWA: Kush është në fokus të Rosie?

Fokusi kryesor i Rosie-it është përmirësimi i komplet sistemit shëndetësorë. Ky përmirësim mendohet të arrihet duke ofruar një infrastrukture dhe komunikim sa me efikas në mes të hallkës spital (mjek)-pacient- familjar të pacientit. Duke filluar me organizimin e duhur brenda spitaleve pastaj, shfrytëzimi i burimeve klinike adekuate për të zgjidhur sfidat e shëndetit të popullsisë duke vazhduar me edukimin e pacientit për të krijuar shprehi të kujdesit shëndetësor personal si dhe përmes monitorimit në largësi, janë pikat kyçe. Një “trajner shëndetësor virtual” inteligjent që monitoron, edukon dhe motivon pacientët duke arritur kështu rezultate më të mira si dhe ulje te kostos.

PCWA: Si është pritur nga përdoruesit? Disa statistika?

Impakti i Rosie-t ka qene mjaft i madh, që nga fillimi kur ishte paraqitur vetëm si ide për të vazhduar kështu rrugëtimin deri sot. Tani, Rosie gëzon bashkëpunim me kompanitë me të mëdha të teknologjisë dhe shëndetësisë në botë duke shtrire kështu rrjetin e saj në gjithë botën.

PCWA: A mund të na përshkruani shkurtimisht detajet teknike që mundësojnë Rosie?

Secili pacient do të pajiset me një tablet i cili ka te integruar një numër të madh pajisjesh biometrike të miratuara te cilat monitorojnë presionin e gjakut, sheqerin ne gjak, peshën si dhe shumë aktivitete te tjera. Çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, pacientët flasin me Rosien për ti ndihmuar ata të menaxhojnë shëndetin e tyre. Rosie mbledh dhe llogarit të dhënat biometrike që sigurojnë një pasqyrë analitike që është një nga ndihmesat më të mëdha qe i behet mjekut për të arritur një diagnostikim dhe monitorim sa me te sakte te sëmundjes. Rosie jep lajmërime për ilaçe te cilat duhet te merren nga pacienti, cakton vizita mjekësore si dhe ofron vizita ne largësi te cilat bëhen përmes video komunikimit. Gjithashtu, ofrohet edhe aplikacioni për anëtaret e familjes duke bërë kështu të mundur reagimin e menjëhershëm nga te dy palët.

LEXO EDHE:  Bitcoin në pikën më të lartë që prej Majit 2018

PCWA: A ka kosto ky shërbim? Kush mund ta përdorë?

Çdo pacient i cili diagnostikohet me ndonjë nga sëmundjet kronike te cilat kërkojnë monitorim te vazhdueshëm, mund ta përdor ketë shërbim. Rosie Tableti + Pajisjet Biometrike dorëzohen pa asnjë kosto për pacientët.

Innovation of the year

Momente nga ndarja e cmimit ICT Inovacioni i Vitit për edicionin e shtatë në ICT Awards, zbuluar nga përfaqësuesja e Raiffeisen Bank Shqiperi Anila Hoxha Tollkuci

Posted by ICT Awards on Monday, 6 May 2019

PCWA: Cilat janë disa prej përfitimeve më të mëdha të pacientëve?

Rosie mundëson reduktimin e kostos për pacientin, zvogëlon vizitat dhe shkurton qëndrimet në spital duke ofruar monitorim nga largësia. Me ane te një komunikimi mjaft te thjeshte, Rosie arrin qe te edukoje pacientet për sëmundjen e tyre duke lejuar kështu ata të janë pjesë aktive në shëndetin e tyre. Dhe, si përfundim i gjithë kësaj pune gjithsesi që kemi një rezultat më të mirë dhe me të saktë.

PCWA: Çfarë zhvillimesh të reja e presin Rosie në të ardhmen?

Meqë trendet dhe zhvillimet e teknologjisë ndryshojnë çdo dite, ashtu duhet te jete edhe per Rosie-n. Kjo platforme do te persoset deri ne ate pike sa te jete e përshtatshme për secilën kohe.

PCWA: Çfarë do të thotë për ju çmimi pjesëmarrja në ICT Awards dhe ICT Inovacioni i Vitit?

Ky çmim ka shume rendësi për mua duke marre parasysh rëndësinë qe ka ky event në industrinë e teknologjisë ne trojet shqiptare. Kjo përkrahje që na jepet neve si novatore na motivon qe të vazhdojmë të punojmë edhe më shumë.

PCWA: Çfarë planesh ka Agoni në të ardhmen?

Njeri nder planet kryesore qe mezi presim ta realizojmë, është integrimi i Rosie-it në trojet shqiptare. Gjithë ketë sukses te madh qe ka fituar Rosie deshirojmë ta shohim te implementuar n[ vendin ton[. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Kërcënim me bombë përmes e-mail-it, hakerët kërkojnë 20 mijë dollarë në Bitcoin

Lajmet e fundit>