Biznes

Airbnb, aplikacion apo agjent pronash?

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Dhjetor 2019
0
Airbnb fitoi mbështetjen e një këshilltari të Gjykatës së Lartë në Prill i cili tha se kompania duhet të trajtohet si një shërbim dixhital i lirë për të operuar në mbarë bllokun. Airbnb, aplikacion apo agjent pronash?

Është një shërbim rezervimi online? Apo një agjent pronash? Aplikacioni shumë popullor Airbnb do të mësojë më 19 Dhjetor sesi do të konsiderohet në Evropë pasi gjykata më e lartë Evropiane të japë verdiktin e saj.

Vendimi mund të ketë pasoja të mëdha sidomos me Parisin që po përgatitet të mirëpresë lojërat Olimpike 2024 dhe Airbnb po promovohet nga Komiteti Olimpik si zgjidhja për akomodimin gjatë evenimentit.

Në vitet e fundit Airbnb është përplasur me hotelet dhe autoritetet në qytete të ndryshme të botës nga Nju Jorku, në Amsterdam, Berlin dhe Paris sepse ka ulur çmimet e rezervimeve.

Tashmë kompania rrezikon të përfundojë në telashe pas një ankese nga Shoqata Franceze e Turizmit AHTOP. Një prokuror Francez paditi Airbnb për shkeljen e ligjit Hoguet në Francë i cili rregullon tregun e agjentëve të pronave. Më pas një gjykatës Francez kërkoi ndihmon e Gjykatës së Lartë të Bashkimit Evropian në Luksemburg.

Gjykata e Lartë do të japë vendimin e saj më 19 Dhjetor. Airbnb fitoi mbështetjen e një këshilltari të Gjykatës së Lartë në Prill i cili tha se kompania duhet të trajtohet si një shërbim dixhital i lirë për të operuar në mbarë bllokun. Gjykatësit ndjekin këshillën në 4 prej 5 rasteve të tilla me ndërhyrjen e një këshilltari.

Por mundet të zgjedhin edhe të kundërtën. Në 2017-ën gjykatësit e Gjykatës së Lartë Evropiane vendosin ta klasifikonin Uber si një shërbim transporti dhe jo thjeshtë aplikacion dixhital. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Merkel: Evropa duhet të prodhojë vetë çipet e saj dhe bateritë e makinave elektrike