Lajmet

Airbnb do të hetojë çdo pronë të listuar në platformë pas raportimeve për mashtrime

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Nëntor 2019
0
Më pas ata zhvendoseshin në një hapësirë tjetër pa kushtet e premtuara në prenotimin origjinal. Në shumë rastet njerëzit e gjenin veten pa opsione sidomos kur mbërrinin në orët e vona. Airbnb do të hetojë çdo pronë të listuar në platformë pas raportimeve për mashtrime

Airbnb do të verifikojë çdo pronë në platformën e saj pas lajmeve se janë gjetur një seri mashtrimesh.

Në Tetor, Vice News, zbuloi disa listime pronash të rreme. Airbnb tha se deri në Dhjetor të 2020 do të verifikojë çdo pronë dhe ambient të listuar si dhe premtoi të rimbursojë konsumatorët nëse kanë rënë pre e këtyre mashtrimeve.

Është hera e parë që Airbnb, lançuar në 2008, që ka premtuar të verifikojë çdo ambient të listuar në platformë.

Gjatë hetimeve të Vice News, shumë njerëz raportuan se kishin rezervuar një akomodim dhe ishin mashtruar. Kur ato mbërrinin në destinacionin e tyre, merrnin një telefonatë të minutës së fundit nga pronari i cili thoshte se hapësira nuk ishte më e disponueshme për shkak të një emergjence ose rezervimi të dyfishtë.

Më pas ata zhvendoseshin në një hapësirë tjetër pa kushtet e premtuara në prenotimin origjinal. Në shumë rastet njerëzit e gjenin veten pa opsione sidomos kur mbërrinin në orët e vona.

Ata ishin ankuar se Airbnb kishte refuzuar ti rimbursonte pavarësisht rezervimeve të pasakta. Në rrjetin social Twitter Brian Chesky, shef ekzekutiv i Airbnb tha se kompania e tij është një biznes i mbështetur tek besimi dhe se po ndërmerrnin hapat e nevojshëm për të ndërtuar besim në platformë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Në Arabinë Saudite ekziston një aplikacion i lejuar nga Apple dhe Google që burrat të gjurmojnë gratë e tyre

Tags >

Airbnb
Lajmet e fundit>