Shërbimi i rezervimit të akomodimit Airbnb nuk ka nevojë për një licencë agjenti shitjesh për të operuar në Francë tha Gjykata e Lartë Evropiane.
Shoqata Franceze e Turizmit ishte ankuar se Airbnb nuk operonte brenda ligjeve Franceze. Nëse Gjykata do të kishte vendosur ndryshe, vendimi do të shërbente si precedent edhe për rregullatorë të tjerë Evropianë.
Vendimi i gjykatës u bazua në faktin se Airbnb është një shërbim i shoqërisë së informacionit dhe jo agjente pronash.
Gjykatësit e përfshirë në çështje gjithashtu morën në konsideratë dallimet mes Airbnb dhe Uber dhe sa kontroll kishte aplikacioni i rezervimit të apartamenteve mbi tranksionet që realizohen në shërbimin e tij.
Airbnb është dizajnuar për të ndihmuar njerëzit të marrin hapësira me qira në terma afatshkurtër. Autoritetet Franceze u ankuan se Airbnb po sillej si një agjent pronash por pa një licencë. Por kompania kishte thënë se mbrohej nga ligjet Evropiane për tregtinë online.
Gjykata arriti në përfundimin se:
Gjithashtu autoritetet Franceze kanë dështuar të informojnë Komisionin Evropian për Ligjin Hoguet mbi të cilën bazohen pretendimet e autoriteteve ndaj Airbnb në momentin që direktiva Evropiane për tregtinë elektronike por përgatitej.
Dështimi i Francës për të përmbushur obligimet e saj mund të përdoret si mbrojtje në çështje gjyqësore në të ardhmen. /PCWorld Albanian