Lajmet

Airbnb ridizajnon aplikacionin

Nga: PCWorld
Publikuar , 12 Maj 2022
Airbnb nuk do të ofrojë më rimbursime për Covid-19 por masa shtesë mbrojtëse për inkurajimin e udhëtimit. Airbnb ridizajnon aplikacionin

Tashmë që udhëtimi është i sigurte përsëri, Airbnb prezantoi një ridizajnim të aplikacionit me funksionalitete shumë të nevojshme për udhëtarët e shpeshtë.

Aplikacioni i ripunuar lejon përdoruesit të kërkojnë për kategori që kanë të bëjnë me stilin e shtëpisë, vendndodhjen dhe aktivitetin.

Gjithashtu mund të kërkohet për vende afër parqeve kombëtare apo rezervojnë edhe një shtëpi në pemë.

Airbnb nuk do të ofrojë më rimbursime për Covid-19 por masa shtesë mbrojtëse për inkurajimin e udhëtimit.

Së fundi shtesa më e madhe është “Split Stays”. Përdoruesit mund të ndajnë një udhëtim mes dy shtëpive pa qenë nevoja ti rezervojnë veçmas secilën.

Pamja e re do të ofrohet fillimisht në SHBA dhe gjatë javës në mbarë botën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Reddit merr prej Instagram me një hapësirë të re përmbajtjesh

Tags >

Airbnb