Lajmet

Akademia jCoders certifikohet nga agjensioni më i madh akreditues amerikan AdvancED

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 26 Mars 2019
0
Akademia jCoders, si institucioni edukativ me shtrirje më të madhe në Kosovë (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren dhe Gjilan) ofron mësim për të rinjë të moshave 8-18 në programim, elektronikë dhe robotikë. Akademia jCoders certifikohet nga agjensioni më i madh akreditues amerikan AdvancED

Akademia jCoders është certifikuar për cilësi në STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë) nga agjencioni më i madh i akreditimit amerikan – AdvancED. Tash, në Kosovë Akademia jCoders qëndron si institucioni i parë në rajon i cili ketë vule të cilësisë në edukimin e të rinjëve për teknologji, gjë që e ekuivalenton jCoders me një shkollë amerikane.

Akademia jCoders, si institucioni edukativ me shtrirje më të madhe në Kosovë (Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren dhe Gjilan) ofron mësim për të rinjë të moshave 8-18 në programim, elektronikë dhe robotikë.

Tash 4 vite jCoders është kanal alternativ për të mësuar teknologjinë dhe për t’i aftësuar të rinjtë me shkathtësitë e nevojshme për të ardhmën e tyre. Ky certifikim në STEM nga AdvancED mundëson të rinjët që përmes jCoders të marrin certifikate e cila vlen ndërkombëtarisht.

Ky lloj i validimit e vendosë Kosovën ne hartën e edukimit kualitativ, dhe i konfirmon metodologjitë inovative të jCoders.

Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni Fiona Shehu në numrin 049 589 685 ose në email [email protected] Ose Marigona Sylaj në numrin 044 543 580 ose [email protected] /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shitjet e telefonëve Sony dhe LG në pikën më të ulët

Tags >

jCoders
Lajmet e fundit>