Lajmet

Akademikët hapin faqen e tyre të torrentëve për të shpërndarë hulumtimet

Publikuar , 02 Shkurt 2014
0
Akademikët hapin faqen e tyre të torrentëve për të shpërndarë hulumtimet

Hulumtuesit nga Universiteti i Massachusetts kanë aktivizuar një uebfaqe të torrentëve që iu mundëson akademikëve që të shpërndajnë hulumtimet dhe të dhenat e tyre. AcademicTorrents iu ofron hulumtuesve një platformë të besueshme dhe të decentralizuar për të shpërndarë punën e tyre me kolegët, e po ashtu edhe me tërë botën. Faqja për momentin indekson rreth 1.5 petabajtë të dhëna, duke përfshirë hartën planetit Mars të NASA-s.

Njëra nga shtyllat kryesore të hulumtimit akademik është shpërndarja. Duke iu mundësuar hulumtuesve të dinë se çfarë bëni, idetë kritikohen, përmirësohen dhe zgjerohen. Fatkeqësisht, nuk është gjithmonë e lehtë që akademikët të bëjnë shpërndarjen e punës së tyre, për një mori arsyesh.

AcademicTorrents, faqe e re kjo për dhe nga akademikët, shpreson që ta ndryshojë këtë gjendje ekzistuese. Faqja është lançuar nga Joseph Cohen dhe Henry Lo, që janë dy studentë në studimet e doktoratës duke punuar në Universitetin e Massachusetts në Boston. Faqja me torrentë synon që t’iu ofrojë akademikëve një platformë të lirë dhe të decentralizuar për të shpërndarë punën dhe të dhënat e tyre me mbarë botën.

“Shpërndarja e të dhënave është e vështirë. E-mail-et kanë kufizime në madhësi dhe rregullimi i softuerëve paraqet shumë punë. Ne kemi dizajnuar një sistem për të shpërndarë bashkësi të shumtë të të dhënave, për hulumtuesit dhe nga hulumtuesit. Rezultati është një bazë e shkallëzuar, e sigurt dhe tolerante ndaj gabimeve për të dhëna, me shpejtësi flakëruese të shkarkimit,” shpjegojnë Cohen dhe Lo.

Faqja mbështet koleksionet ku torrentët mund të grupohen në bazë të interesit, burimit, autorit e kështu me radhë. Këto koleksione mund të ndiqen përgjatë furnizuesve RSS, në mënyrë që përdoruesit të jetë të njoftuar automatikisht kur të bëhet shtimi i përmbajtjes së re. Përveç të qenit në dispozicion të lirë për hulumtim, AcademicTorrents ka po ashtu një përdorim më praktik. Pasi të gjithë skedarët shpërndahen nga kolegët, është e mundshme që të shpërndahen bashkësi të mëdha të të dhënave me kosto minimale. Akademikët ose kushdo që është i interesuar mund t’i bashkohet faqes dhe të fillojë të shpërndajë hulumtime. Harta prej 42 gigabajtëve e Marsit mund të jetë një fillim i mirë dhe një kopje e Wikipedia-s po ashtu mund të ju hyjë në punë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Lëvizja e fundit e Samsung do ti bëjë smartfonët shumë më të shpejtë

acatorr

Tags >

uebfaqe