Lajmet

Akamai Technologies publikon raportin me statistikat më të fundit për internetin

Publikuar , 24 Prill 2014
0
Akamai Technologies publikon raportin me statistikat më të fundit për internetin

ddos-up-23-percent-2014-04-23-03Akamai Technologies sapo ka publikuar raportin “Gjendja e internetit” për tremujorin e katër të vitit 2013 ku bie në sy një statistikë shqetësuese: Sulmet DDoS (Destributed Denial of Service ) kanë shënuar një rritje prej 75% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe 23% krahasuar me vitin e kaluar. Sipas Akamai, objektivi kanë qenë kryesisht ndërmarrjet dhe mundësia e përsëritjes së sulmit është 1 në 3, rreth 35% më tepër sesa një vit më parë.

Shifra të tilla kanë rritur kërkesën për shërbime të tilla si Project Shield i Google, i cili mbron bizneset nga këto tipe sulmesh. Përsa i përket vendeve që kanë kontribuar më tepër në këto sulme, raportet kanë treguar se në vend të parë qëndron Kina me 43% të numrit total të sulmeve dhe pas saj renditen menjëherë SHBA-të dhe Kanadaja. Sulmet DDoS në shtetin e fundit kanë shënuar një rritje prej 2500% krahasuar me vitin e kaluar. Shpresojmë që ky të mos jetë një trend.

Fatmirësisht, raporti përmbante edhe disa statistika pozitive për internetin. Penetrimi global i internetit është rritur me 3% krahasuar me tremujorin e tretë të 2013-ës dhe shpejtësia e përgjithshme është 5.5% më e lartë. Kjo do të thotë se shpejtësia mesatare e internetit në botë është 3.8Mbps. Top 10 shtetet me shpejtësinë më të lartë rezultuan me një shpejtësi rreth 10 Mbps. Koreja është cilësuar si shteti me shpejtësinë më të lartë me një mesatare prej 22.7Mbps. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Facebook pagoi kontraktues të jashtëm për transkriptuar mesazhet zanore të përdoruesve

Lajmet e fundit>