Biznes

AKEP: Afro 23 mijë domaine .al të regjistruara

Nga: PCWorld
Publikuar , 25 Maj 2020
0
AKEP sjell në vëmendje situatën me domainet pasi vitin e shkuar nisi një fushatë të gjerë sa i takon përditësimit të të dhënave të poseduesve të tyre ndërkohë që bë me dije se kjo do të vijojë edhe përgjatë këtij viti. AKEP: Afro 23 mijë domaine .al të regjistruara

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare(AKEP) bëri me dije se domainet “.al” kanë shënuar rritje edhe gjatë vitit 2019 me rreth 4970 të tillë që i janë bashkuar totalit prej 22 859.

“Në terma statistikorë vihet re se, kemi një rritje në numër të domain-eve të regjistruar, krahasuar me vitin 2018, me rreth 1.148 domain-e të regjistruar më tepër gjatë vitit 2019. Edhe për vitin 2019 vazhdon përsëri trendi i regjistrimit të domain-eve nëpërmjet Regjistruesve të akredituar nga AKEP” thuhet në raportin vjetor të Autoritetit.

AKEP sjell në vëmendje situatën me domainet pasi vitin e shkuar nisi një fushatë të gjerë sa i takon përditësimit të të dhënave të poseduesve të tyre ndërkohë që bë me dije se kjo do të vijojë edhe përgjatë këtij viti.

Investimet në rrjete me fibra optike

Një tjetër pjesë e rëndësishme e tregut janë sipërmarrësit e ofrimit të e rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike.

Gjatë vitit 2019 ishin të regjistruar 263 sipërmarrës për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve publike të komunikimeve, nga këto 58 regjistrime janë kryer gjatë vitit të shkuar. Sipas ligjit AKEP nëpërmjet aplikimeve të kryera nga sipërmarrësit në modulin (portalin) online, pajis me Autorizim çdo subjekt që kërkon të regjistrohet për fillimin e ofrimit të rrjeteve dhe shërbimeve të komunikimeve elektronike. Gjithashtu, nëpërmjet këtij moduli online, sipërmarrësit e regjistruar në AKEP kanë mundësi të përditësojnë të dhënat e rrjeteve, shërbimeve, zonave të mbulimit dhe të tjera.

“Vlen të theksohet fakti që gjatë vitit 2019, të gjitha njoftimet e sipërmarrësve për fillim ofrimi rrjetesh të komunikimeve elektronike janë paraqitur për ndërtim rrjetesh vetëm me fibra optike. Kjo përbën një risi pasi janë rritur shumë investimet e operatorëve në rrjete të fibrave optike, duke përmirësuar kështu shpejtësitë e ofrimit të shërbimit, cilësinë e shërbimit, reduktimin e kabllove që përdorin dhe llojet e pajisjeve të teknologjive të vjetra që instaloheshin në terren dhe tek abonenti, duke i zëvendësuar ato me teknologji të reja bashkëkohore” thuhet në dokumentin e AKEP. /Monitor

LEXO EDHE:  Spotify ka 320 milionë përdorues

Tags >

akep