Blog

AKEP do të monitorojë mbulimin me 4G edhe në zonat me popullsi të ulët

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Maj 2019
0
AKEP bëri me dije se vitin e shkuar, janë kryer matje në disa prej zonave turistike gjatë vitit 2018 dhe do të kryhen matje edhe përgjatë vitit 2019 për verifikimin e ekzistencës së mbulimit me rrjet dhe përmirësimit të saj, në zonat që nuk ka mbulim të mirë. AKEP do të monitorojë mbulimin me 4G edhe në zonat me popullsi të ulët

Me qëllim përmirësimin dhe zgjerimin e shërbimit broadband në territorin e Republikës së Shqipërisë sipas marrëveshjes së arritur midis operatorëve celulare aktualë, AKEP bëri me dije se vitin e shkuar, janë kryer matje në disa prej zonave turistike gjatë vitit 2018 dhe do të kryhen matje edhe përgjatë vitit 2019 për verifikimin e ekzistencës së mbulimit me rrjet dhe përmirësimit të saj, në zonat që nuk ka mbulim të mirë.

AKEP bëri me dije, se deri në fund të 2018:

1.Nga investimet e përbashkëta të operatorëve celulare është realizuar shtimi dhe përmirësimi i  shërbimeve GSM/UMTS/LTE përkatësisht në:

  • Vermosh Qendër, në fund të vitit 2018 për herë të parë filloi ofrimi i shërbimit celular
  • Valbona Qendër, në fund të vitit 2018, në fund të vitit 2018 për herë të parë filloi ofrimi i shërbimit celular
  • Gërmenj
  • Kepi i Rodonit
  • Shkopet
  • Grykë Nokë

2.Nga bashkëpunimi dhe koordinimi midis operatorëve celulare është realizuar shtimi dhe përmirësimi i shërbimeve GSM/UMTS/LTE përkatësisht në:

  • Qafë Shtam
  • Lura Fshat
  • Qafa eVishës
  • Thethi
  • Gorica
  • TriPorti(Vlorë)

“Risi për vitin 2018 ka qënë monitorimi i zonave të thella rurale për të gjitha bashkitë ku janë evidentuar zona me probleme në ofrimin e shërbimeve broadband dhe në dakortësi me operatorët celulare janë kërkuar investime të reja përgjatë viteve 2019-2020. Do të duhet një monitorim i mëtejshëm të mbulimit me rrjet edhe të zonave me dendësi të ulët popullsie”-thekson AKEP në një raport të fundit.

AKEP ka bërë me dije edhe se, gjatë vitit 2019, do të ofrohen kushte të favorshme për Investitorët; Nxitje e konkurrencës; Mbrojtje e konsumatorit; Efikasitet i brendshëm i AKEP dhe bashkëpunimi me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Operatorët celularë Britanikë injorojnë paralajmërimet rreth Huawei

Lajmet e fundit>