Lajmet

AKEP hedh poshtë pretendimet e mediave dhe operatorëve, thotë se konsultimi është kryer

Publikuar , 19 Shkurt 2018
0
Megjithatë AKEP përmes një njoftimi për shtyp publikuar edhe në faqen zyrtare rrëzon pretendimet në fjalë nga operatorët dhe mediat duke paraqitur një analizë të tregut celular realizuar në Dhjetor të 2016-ës. AKEP hedh poshtë pretendimet e mediave dhe operatorëve, thotë se konsultimi është kryer

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike ka reaguar ndaj akuzave të ngritura ditët e fundit nga disa media në lidhje me vendimarrjen e këshillit drejtues për tregun e telefonisë celulare.

AKEP u akuzua se kishte përgatitur një ndryshim i cili do të implementonte tarifa të reja të telekomunikacionit duke nisuar nga data 1 Mars të cilat favorizonin ALBtelecom kundrejt operatorëve Telekom dhe Vodafone Albania.

Të dy operatorët thanë se ishin njoftuar për këtë ndryshim përmes disa publikimeve në media dhe nuk kishte pasur një konsultim publik.

Megjithatë AKEP përmes një njoftimi për shtyp publikuar edhe në faqen zyrtare rrëzon pretendimet në fjalë nga operatorët dhe mediat duke paraqitur një analizë të tregut celular realizuar në Dhjetor të 2016-ës.

Deklarata e AKEP vijon si mëposhtë:

Mbi analizën e tregjeve përkatëse dhe marrjen e masave rregullatore për të siguruar konkurrencën efektive dhe mbrojtjen e konsumatorit në tregjet e komunikimeve elektronike

Nisur nga interesi i paraqitur nga disa media ne lidhje me vendimmarrjen e Këshillit Drejtues për tregun e telefonisë celulare, AKEP sqaron se në zbatim të ligjit dhe në referencë të praktikës më të mirë regullatore po punon për të siguruar konkurrencën efektive në të gjitha tregjet nën mbikëqyrje dhe në rregullim.

Përkunder pretendimeve AKEP sqaron se ka kryer procedurën e konsultimit publik si dhe ka administruar komentet e palëve të interesit. Dokumenti i konsultimit gjendet lehtësisht në faqen web të AKEP. Që prej publikimit të këtij dokumenti AKEP në mënyre të vazhdueshme ka analizuar tregun, përditësuar të dhënat dhe ka tërhequr mendimet e palëve te interesuara.

Në vijim të veprimtarisë së tij normale, sot Këshilli Drejtues i AKEP ka diskutuar lidhur me Analizën e Tregjeve celulare dhe masat rregullatore përkatese dhe do të rimblidhet javës që vjen për ta vazhduar ketë diskutim në një kontekst gjithnjë e më të plotësuar. Njëkohësisht sot Këshilli Drejtues i AKEP ka vendosur të hape konsultimin publik për brezat e dividentit dixhital të cilat bëhën të disponueshëm për investitorët.

AKEP dëshiron të sigurojë publikun, median dhe në veçanti të gjitha palët e interesuara se vendimmarrja e Këshillit Drejtues të AKEP, nuk mund të shantazhohet, por do të jetë gjithmonë në përputhje me parimin e ligjshmërisë dhe në funksion të nxitjes se investimeve, promovimit te konkurrencës së lirë dhe kurdoherë në mbrojtje të interesave të përdoruesve të shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe postare.

Njëkohësisht AKEP thekson se ndjehet përgjegjës para interesit publik dhe Kuvendit të Shqiperisë. Njëkohësisht duhet të jetë e qartë për çdo palë të interesuar që Kushtetuta e Republikës së Shqiperisë garanton të drejtën e ankimit administrativ dhe gjyqësor për çdo vendim të AKEP. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Router Wi-Fi 6 me kosto më të përballueshme falë Nighthawk AX4

https://www.akep.al/images/stories/AKEP/publikime/2016/Analiza_e_Tregut_Celular_Keshillim_Publik_7_12_2016.pdf.

https://akep.al/lajme/553-njoftim

Lajmet e fundit>