Blog

AKEP masa konkrete në funksion të konkurrencës efektive

Publikuar , 15 Dhjetor 2018
0
Forumin e përshëndeti Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi i cili theksoi nga njëra anë domosdoshmërinë e zhvillimit të lirisë ekonomike dhe nga ana tjetër rëndësinë e konkurrencës dhe rregullimit në ekonomi me fokus të veçantë mbrojtjen e konsumatorit dhe shtresave sociale. AKEP masa konkrete në funksion të konkurrencës efektive

Autoriteti i Konkurrencës në bashkëpunim me autoritetet rregullatorë përfshirë AKEP zhvilluan sot forumin “Konkurrenca dhe Biznesi” , gjatë të cilit u diskutua kryesisht roli i Enteve Rregullatore për një konkurrencë të lirë dhe efektive në treg dhe bashkëpunimi me Autoritetin e Konkurrencës.

Forumin e përshëndeti Kryetari i Kuvendit z. Gramoz Ruçi i cili theksoi nga njëra anë domosdoshmërinë e zhvillimit të lirisë ekonomike dhe nga ana tjetër rëndësinë e konkurrencës dhe rregullimit në ekonomi me fokus të veçantë mbrojtjen e konsumatorit dhe shtresave sociale shkruan Monitor.

Kryetari i AKEP z. Zela në prezantimin e tij vlerësoi thellimin e bashkëpunimit me Autoritetin e Konkurrencës në proceset e analizave të tregjeve dhe marrjen e masave konkrete të AKEP në funksion të konkurrencës efektive dhe mbrojtjes konsumatorë si ndryshimet në rregullore që mundësojnë portimin brenda 24 orësh të numrave celularë, rikthimin e paketave 30 ditore nga 28 ditë që u aplikuan për rreth 2 vite nga operatorët celularë, uljen e tarifave të terminimit në rrjetet celular dhe ato fikse dhe masat të tjera për krijimin e kushteve rregullatorë për konkurrencë efektive në treg.

LEXO EDHE:  Telekom Albania shpallet fitues i frekuencave të internetit 4G të shpejtë

Tags >

akep
Lajmet e fundit>