Biznes

AKEP memorandum mirëkuptimi me DPT

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Tetor 2019
0
Gjithashtu të dy Institucionet do të bashkëpunojnë dhe kryejnë kontrolle të përbashkëta të subjekteve që kryejnë veprimtari në fushën e komunikimeve elektronike. AKEP memorandum mirëkuptimi me DPT

Kryetari i Këshillit Drejtues të AKEP, Z. Ilir Zela dhe Drejtoresha e Përgjithshme e DPT, Znj.Delina Ibrahimaj nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi, i cili i hap rruge një niveli të ri të përmirësuar ndërveprimi institucional ku të dy institucionet do të bashkëpunojnë për të shkëmbyer me njëri-tjetrin informacion sistematik apo dinamik mbi veprimtaritë respektive institucionale me qëllim realizimin e komunikimit dhe shkëmbimit të të dhënave për rritjen e efikasitetit dhe bashkërendimit të punës për forcimin e luftës kundër informalitetit, të subjekteve që kryejnë veprimtari në fushën e komunikimeve elektronike.

Gjithashtu të dy Institucionet do të bashkëpunojnë dhe kryejnë kontrolle të përbashkëta të subjekteve që kryejnë veprimtari në fushën e komunikimeve elektronike.

Të dy drejtuesit e institucioneve e vlerësuan si të rëndësishëm dhe të domosdoshëm bashkëpunimin midis tyre, për zbatimin sa më korrekt të të drejtave dhe detyrimeve ligjore, si dhe koordinimin e veprimeve për pasqyrimin real të të dhënave të subjekteve/tatimpaguesve dhe rëndësinë e mbikëqyrjes së veprimtarisë tregtare të subjekteve të cilët ofrojne rrjete të komunikimeve elektronike ose shërbime të komunikimeve elektronike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  AKEP publikon udhëzimet për të parandaluar roaming e padëshiruar në zonat kufitare

Tags >

akep
Lajmet e fundit>