Biznes

AKEP miraton analizën 30 ditore për tregun e telefonisë celulare

Mar 6 2018
0 Shpërndarje
Bazuar në analizën e tregut të shërbimeve celulare: “Tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet individuale celulare”, AKEP ka shpallur tre operatorët Vodafone, Telekom Albania dhe Albtelecom me fuqi të ndjeshme në treg në tregjet përkatëse, ndërkohë që është hapur konsultimi publik për tarifat e terminimit, konsultim që sipas ligjit pritet të zgjasë për 30 ditë. AKEP miraton analizën 30 ditore për tregun e telefonisë celulare

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka miratuar analizën për tregjet me shumicë të telefonisë celulare, si dhe një sërë vendimesh, të cilat synojnë të rregullojnë tregun e telefonisë së lëvizshme.

Bazuar në analizën e tregut të shërbimeve celulare: “Tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet individuale celulare”, AKEP ka shpallur tre operatorët Vodafone, Telekom Albania dhe Albtelecom me fuqi të ndjeshme në treg në tregjet përkatëse, ndërkohë që është hapur konsultimi publik për tarifat e terminimit, konsultim që sipas ligjit pritet të zgjasë për 30 ditë.

Tarifat e terminimit, 30 ditë konsultim

Një nismë e AKEP për të rregulluar asimetrinë për tarifat me shumicë të terminimit në tregun e telefonisë së lëvizshme, për thirrjet dalëse nga operatorët më të mëdhenj, tek operatorët më të vegjël, shkaktoi reagime te dy operatorët e mëdhenj Vodafone dhe Telecom Albania, kundër operatorit më të vogël, Albtelecom.

Përmes asimetrisë, për operatorin më të vogël, Albtelecom, do të aplikoheshin tarifa më të larta për thirrjet nga operatorët më të mëdhenj Vodafone dhe Telecom Albania, pra Albtelecom Albania do të marrë më shumë të ardhura ndërsa dy operatorët e mëdhenj do të marrin më pak të ardhura për thirrjet nga Albtelecom drejt rrjeteve të tyre. Aktualisht Vodafone dhe Telekom paguajnë për thirrjet drejt Albtelecom 1.48 lekë për minutë dhe anasjelltas (Albtelecom paguan dy operatorët po me 1.48 lekë për minutë).

“Lufta” mes operatorëve nisi nga një rrjedhje e brendshme e një tabele, ku përcaktoheshin tarifat e asimetrisë mes operatorëve, ndërsa AKEP ka bërë publik javën e kaluar dokumentin: “Rregullimi i tarifave të sipërmarrësve me FNT në tregjet me shumicë të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare”, i cili është i hapur një muaj për konsultim publik.
AKEP thekson se, në vlerësimin për aplikimin ose jo të asimetrisë si dhe kohëzgjatjen dhe nivelin e saj, ka marrë në konsideratë rekomandimet e Komisionit Europian dhe Autoritetit Rregullator për Komunikimet Elektronike (BEREC).

Alternativat e AKEP dhe tabelat e asimetrisë

AKEP më poshtë ka dhënë një tabelë me disa alternativa të mundshme për tarifat e terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare

(MTR) në 2-3 vitet në vijim. Në tabelë janë përfshirë dhe alternativat që kanë propozuar operatorët gjatë këshillimit publik për dokumentin e publikuar në dhjetor 2016: Alternativa 1 është simetri në nivelin aktual të MTR01.48 lekë/minutë e sugjeruar nga Vodafone Albania dhe Telekom Albania. Alternativa nr.1 është situata aktuale që është në fuqi nga 1.12.2014 për tre operatorët celularë, thekson AKEP.

Ndërsa vetë AKEP vlerëson se, alternativa më e mirë për nivelin e tarifave të terminimit të thirrjeve në rrjetet celulare për 2-3 vitet në vijim është sipas përcaktimeve në tabelën më poshtë. Sipas tabelës së AKEP, Albtelecom i jepet një asimetri prej 118% duke filluar nga maji 2015.

Kjo nënkupton që për thirrjet e terminimit nga Vodafone tek Albtelecom, ky i fundit do të marrë 1.48 lekë për minutë, ndërsa për thirrjet nga Albtelecom te Vodafone, Vodafone do të marrë1.22 lekë për minutë, pra 18% më pak (deri tani merrte 1.48 lekë për minutë). Një vit më vonë do të aplikohet niveli 1.11 lekë për minutë. Asimetria do të bëhet zero deri në vitin 2020.
Për Telecom Albania, asimetria fillon një vit pas Vodafone, në 2019 dhe bëhet menjëherë 1.11 lekë për minutë.
Në vitin 2020, të gjithë operatorët do t’i paguajnë njëri-tjetrit 1.11 lekë për minutë (pa asimetri).

Sipas AKEP, niveli i synuar (target) për orientim në kosto do të jetë 1.11 lekë/minutë;

  • Për të arritur në këtë nivel të synuar, të aplikohet glidepath me katër faza, që fillojnë nga data 1.05.2018, ose nga data që do përcaktohet nga AKEP në vendimet finale për MTR pas këtij këshillimi publik;
  • Për Vodafone Albania, të aplikohet MTR prej 1.22 lekë/minutë në Fazën I dhe një vit më pas në Fazën II të reduktohet në 1.11 lekë/minutë.
  • Për Telekom Albania, në Fazën I të vijojë të zbatohet MTR prej 1.48 lekë/minutë dhe pas një viti në Fazën II të reduktohet në 1.11 lekë/minutë në të njëjtën kohë me Vodafone, por duke lejuar një asimetri të përkohshme prej një viti me Vodafone;
  • Për Albtelecom, në Fazën I, të fillojë të aplikohet MTR prej 2.66 lekë/minutë që përbën vlerën e parashikuar nga AKEP në mars 2014 si fazë e ndërmjetme para kalimit në nivelin 1.48 lekë/minutë (e aplikuar për Vodafone dhe Telekom në prill 2014-dhjetor 2014). Albtelecom propozohet të parashikohet të arrijë nivelin e synuar 1.11 në Fazën IV.

Tregu i telefonisë celulare

Sipas analizës së AKEP, nga të dhënat për pjesët e tregut në periudhën 2014-2017 vihet re se:
– Vodafone Albania është operatori më i madh në treg me pjesë tregu afërsisht 50% në shumicën e treguesve, duke arritur dhe 59% për përdorues broadband dhe 56% në të ardhura ngashërbimet me pakicë dhe përdorim të dhënash (data traffic).Për treguesit e përdoruesve aktivë të telefonisë dhe broadband, Vodafone ka pasur luhatje me trend të kundërt në pjesët e tregut,duke arritur në 48% në 2017 për telefoni dhe 59% për broadband në vitin 2017.

– Telekom Albania ka pasur pjesë tregu të qëndrueshme për përdorues telefonie dhe thirrjetelefonike në nivele 32-35% pjesë tregu, ndërsa ka pjesë tregu shumë më të ulëta në përdorues broadband (18%) përdorim të dhënash (22%). Pjesa e tregut në të ardhura totale dhe retail ka pasur rënie me 3-4 pp në 2014-2016, duke arritur në 28-31% në 2016.

– Albtelecom ka pjesë tregu 13-17% për përdorues pa ndryshime të ndjeshme në këto katër vjet.Pjesa e tregut për thirrje dalëse në vitin 2017 ishte 11%, si dhe në vitin 2014. Albtelecom kapjesë tregu rreth 20% për përdorim të dhënash, por me rënie nga rreth 30% në vitin 2014.

– Plus në periudhën 2014-2016 ka rënie të pjesëve të tregut për përdorues të shërbimeve celularetelefonike, thirrjeve dhe SMS-ve me 1-4.8 pp, ndërsa ka fituar 4.3% pjesë tregu në përdorues akses broadband dhe trafik të dhënash broadband që prej fillimit tëofrimit të shërbimeve 3Gnë tremujorin e tretë 2016.

– Pjesët e tregut kryesisht janë të krahasueshme sipas treguesve të ndryshëm, por bie në sy pjesae tregut e Vodafone për SMS mbi 60% për shumë vite tashmë, dhe Albtelecom që ka pjesëtregu në trafik të dhënash shumë më të madh se numri i përdoruesve akses broadband, që do të thotë përdorim mesatar për përdorues të këtyre shërbimeve shumë më të lartë se operatorëte tjerë;

– Rënia e pjesëve të tregut të Plus për disa tregues (shërbime telefonie) është e vogël në pikëpërqindje, por për shkak të bazës së ulët krahasuese, ato janë rënie të ndjeshme.

– Treguesi i HHI është në nivele 3700-3900, përveç treguesit të SMS-ve që është rreth 5000 përshkak të pjesës shumë të madhe të tregut të Vodafone për këtë shërbim. HHI është rritur me200-466 pikë për treguesit e shërbimeve telefonike dhe SMS dhe është me ulje për treguesit aksesit broadband.

– Vodafone Albania zotëron 49% pjesë tregu në të ardhura totale dhe rreth 56% pjesë tregu në të ardhura nga shërbimet me pakicë, ndërsa operatori më i afërt me të, Telekom Albania zotëron28% pjesë tregu të ardhura nga retail.

Me gjithë ndryshimet e ndjeshme në tarifat dhe trafikun off-net dhe on-net, si dhe reduktimet e ndjeshme të tarifave të terminimit,të imponuara nga masat rregulluese të AKEP, pjesët e tregut të operatorëve nuk kanë pësuar ndryshime të ndjeshme në këto dy vite. Plus vihet re se ka humburpjesë tregu në disa tregues si numër përdoruesish dhe duke filluar nga 1.01.2018 nuk ofronmë shërbime, duke çuar në konsolidim të tregut celular. Vodafone vazhdon të ketë pjesën më të madhe të tregut përshumicën e treguesve. Pjesët e tregut të Vodafone janë rreth nivelit 50% përshumë tregues, duke arritur dhe në nivele rreth 60% për disa tregues. /Monitor

Tags >

akep
Lajmet e fundit>