Lajmet

AKEP: Ndalohet portimi i pajtimtarëve debitorë

Publikuar , 28 Prill 2014
0
AKEP: Ndalohet portimi i pajtimtarëve debitorë

akep-logo-01Duke filluar nga data 25 prill nuk do portohet asnjë debitor dhe koha minimale e qëndrimit tek një operator do jetë tre muaj. Kush është pajtimtar dhe është debitor ndaj operatorëve celulare e fiks nuk do portohet (mbartet ) nga një operator tek tjetri pa bërë me përpara likuidimin e detyrimit financiar.

Këshilli Drejtues i AKEP me Vendimin nr.2479 pas kryerjes së proçesit të konsultimit publik bëri disa ndryshime në Rregulloren e Portabilitetit të numrave.

Koha minimale e detyrueshme për kërkuesin e bartjes që të qëndrojë në operatorin në të cilin është bartur, përpara se të vendosë një kërkesë tjetër për bartje është 3 muaj.

Ndërhyrja në Rregullore i shërben qëllimit të përmirësimit të kuadrit rregullator për ofrimin e shërbimit të Portabilitetit të Numrit dhe eliminimit të problemeve të evidentuara si:

– Kërkesat për bartje nga pajtimtarë me detyrime të pashlyera kundrejt operatorit dhënës;

– Vendosja e një kohë minimale te detyrueshme për kërkuesin e bartjes që të qëndrojë në operatorin në të cilin është bartur, përpara se të vendosë një kërkesë tjetër për bartje;

– Refuzimi i kërkesave për bartje duke shfrytëzuar dhe keqinterpretuar përmbajtjen e nenit 15, etj. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  AKEP masa konkrete në funksion të konkurrencës efektive

Tags >

akep
Lajmet e fundit>