Biznes

AKEP pritet të ndryshojë modelin e kostove për rrjetet celulare

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 22 Gusht 2019
0
Së dyti hartimin dhe përgatitjen e një modeli të përshtatshëm për zbatimin e testit Margin Squeeze si instrument për kontrollin dhe përcaktimin e tarifave me shumicë të akses/origjinimit në rrjetet celulare. AKEP pritet të ndryshojë modelin e kostove për rrjetet celulare

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP)në vend pritet që të ndryshojë modelin e kostove për rrjetet celulare në një përpjekje për të gjetur atë më të përshtatshmin si dhe duke u qasur pranë modeleve europiane. Në një procedurë të fundit AKEP ka njoftuar se është në kërkim të një konsulenti ndërkombëtar që do të ketë disa detyra por më kryesorja analizimi i modeleve BU-LRIC dhe Pure LRIC dhe hartimi i tyre specifikisht për tregun shqiptar të telefonisë celulare.

Autoriteti prej vitesh aplikon orientimin drejt kostos të tarifave që aplikojnë kompanitë celulare duke nisur nga vitit 2004 ku në bazë ishte mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian për të kaluar më pas tek BULRIC një model që vit pas viti parashikonte ulje të përshkallëzuar per operatorët e tregut. Modeli i ri Pure LRIC që aplikohet në vendet e BE duket se është edhe arsyeja pse AKEP tashmë po përzgjedh një konsulent.

“Pavarësisht se rregullimi i MTR sipas nivelit benchmark të MTR mesatare të vendeve të BEREC që kanë aplikuar modelin e kostos Pure LRIC ka rezultuar një mënyrë efikase për rregullimin e MTR në Shqipëri,  AKEP synon që në të ardhmen rregullimi i MTR të bazohet në rezultatet modelit Pure LRIC të ndërtuar specifikisht për kushtet e tregut në Shqipëri.

AKEP gjithashtu ka evidentuar si problematike aplikimin e tarifave pajustifikueshmërisht të ulëta në tregun me pakicë celular, të cilat megjithëse kanë dhënë përfitime për përdoruesit fundorë, ato vlerësohet se ndikojnë negativisht në konkurrencën, investimet dhe qëndrueshmërinë e tregut celular në periudhë afatgjatë. AKEP synon që problemet e tarifimit agresiv t’i adresojë nëpërmjet aplikimit ex-ante apo ex-post të testit margin squeeze për operatorin/operatorët që mund të rezultojnë me FNT në tregun me shumicë të akses/orgjinimit në rrjetet celulare” thuhet në dokumentin e AKEP.

Specifikisht ky i fundit nënvizon se konsuleti do të ketë si detyrë ofrimin e asistencës në tre aspekte. Së pari hartimin dhe zbatimin e modelit të kostove të trafikut në rrjete celulare sipas metodologjisë Long Run Average Incremental Cost (LRAIC) për përcaktimin e kostove të interkoneksionit për terminimin e thirrjeve sipas rekomandimit të 2009/396/EC (modeli Pure LRIC për terminimin e thirrjeve) si dhe kostove të shërbimeve të tjera me shumicë celulare.

Së dyti hartimin dhe përgatitjen e një modeli të përshtatshëm për zbatimin e testit Margin Squeeze si instrument për kontrollin dhe përcaktimin e tarifave me shumicë të akses/origjinimit në rrjetet celulare.

Së treti dhënien e rekomandimeve për përdorimin e dy modeleve dhe rezultateve të tyre në vendosjen e masave propocionale rregullatore për tregun celular, përfshirë dhe një vlerësim për masat rregulluese të vendosura apo propozuara nga AKEP ne proceset me te fundit te analizave te tregut. /Monitor

LEXO EDHE:  Android 9 Pie mbërrin në OnePlus 5 dhe 5T

Lajmet e fundit>