Lajmet

AKEP shtyn përsëri tenderin e frekuencave 800Mhz me kërkesë të Telekom Albania që është në proces shitjeje

Publikuar , 28 Nëntor 2018
0
Dhënia e spektrave të rinj duhej të rriste kapacitetet e internetit 4G duhej të ishte finalizuar në Shtator por në një njoftim AKEP tha se afati i fundit do të shtyhej për në Dhjetor. AKEP shtyn përsëri tenderin e frekuencave 800Mhz me kërkesë të Telekom Albania që është në proces shitjeje

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike vendosi ditën e Marte të shtynte për herë të dytë tenderin për dhënien e frekuencave 800 MHz (792-862 MHz).

Një prej arsyeve që shtyu afatin në datën 7 Shkurt 2019 ishte edhe një kërkesë nga ana e operatorit Telekom Albania, ish AMC, në pronësi të Deutsche Telekom.

Ky operator kishte kërkuar shtyrje sepse ishte në proces shitjeje të aksioneve duke konfirmuar edhe njëherë tjetër lajmet se Telekom Albania është në shitje raporton PCWorld Albanian.

Dhënia e spektrave të rinj të cilët do të rrisin kapacitetet e internetit 4G duhej të ishte finalizuar në Shtator por në një njoftim AKEP tha se afati i fundit do të shtyhej për në Dhjetor.

Çmimi minimal i pranueshëm për ofertuesit për të drejtë përdorimi 1 x 10 MHz i çiftuar është 7,440,000 Euro. Për tre autorizimet, shuma minimale arrin në 22.4 mln euro.

Këto frekuenca do të mundësojnë internet të shpejtë për zonat turistike, rrugët nacionale, urat, tunelet, zonat e largëta, por edhe në zonat ekzistuese ku ka shumë mbipopullim. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shqipëria nis procedurat për teknologjinë 5G

Lajmet e fundit>