Analiza

Akses i thjeshtë i skedarëve në udhëtim

Publikuar , 26 Shkurt 2010
0
Akses i thjeshtë i skedarëve në udhëtim

Për të ruajtur apo aksesuar skedarët tuaj në rrugë është thjesht i pakrahasueshëm.
Pogoplug vendoset direkt në prizën e korrentit dhe lidhet me modemin apo router-in tuaj nëpërmjet ethernetit. Ka një portë të vetme USB për të lidhur diskun, përmbajtjen e të cilit doni të ndani.
Pasi e futni në prizë dhe lidhni njësinë, ju duhet të lundroni në faqen e Pogoplug  për ta aktivizuar. Thjesht klikoni te ‘My Pogoplug’, shkruani kodin e aktivizimit në fundin e kutisë dhe më pas klikoni ‘Next’.

E-maili i aktivizimit i MyPogoplug mbeti i bllokuar në filtrin tim antispam, por nëse keni fat, i juaji nuk do të ngecë dhe më pas mund ta përdorni shërbimin menjëherë.

Pasi të keni përfunduar procesin, hyni në llogarinë tuaj në pogoplug.com për të aksesuar të gjithë skedarët e pranishëm në diskun që keni lidhur. Mund t’i ngarkoni skedarët edhe nga vendi ku jeni, duke e bërë pogoplug një zgjedhje të përsosur për të ruajtur foto apo dokumente të grumbulluara rrugës.

Në faqen e Pogoplug mund të gjeni gjithashtu dhe një media player shumë të volitshëm, për të luajtur skedarët tuaj pa pasur nevojë t’i shkarkoni – megjithëse mund t’i shkarkoni nëse dëshironi. Mund t’i ndani skedarët tuaj me të tjerë që kanë një llogari Pogoplug dhe mund t’i lejoni ata të aksesojnë llogarinë tuaj duke përdorur emrin dhe fjalëkalimin tuaj, nëse guxoni ta bëni.
Një program lokal i pavarur, i cili eliminon aksesin nga shfletuesi i internetit, është gjithashtu i disponueshëm për PC, Mac dhe iPhone.

Shumë shërbime online ju lejojnë të ndani skedarë, por Pogoplug ju lejon të lini mënjanë PC-në apo kutinë NAS duke kursyer shumë energji dhe përsëri ju lejon t’i aksesoni dokumentet tuaja nga diku tjetër.

LEXO EDHE:  Galaxy S10 ka një kamër të shkëlqyer por nuk krahasohet me kamerën e Pixel 3 në errësirë

Lajmet e fundit>