Harduer

Aksesori i Apple që nuk debutoi kurrë mund të rikthehet këtë vit

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 30 Janar 2020
0
Apple ishte kompania e parë që hoqi portën e kufjeve 3.5mm dhe deri më 2021 sipas raportimeve kompania i ka vënë qëllim vetes që të eliminojë të gjitha kabllot. Aksesori i Apple që nuk debutoi kurrë mund të rikthehet këtë vit

Vitin e kaluar Apple anuloi përpjekjet për të ndërtuar një aksesor për karikimin wireless të iPhone, AirPods dhe Apple Watch të quajtur AirPower.

Arsyeja besohet të ketë qenë mos përmbushja e standardeve teknike dhe të sigurisë por kompania afirmoi përkushtimin e saj drejt një dekade “wireless”.

Apple ishte kompania e parë që hoqi portën e kufjeve 3.5mm dhe deri më 2021 sipas raportimeve kompania i ka vënë qëllim vetes që të eliminojë të gjitha kabllot.

Sipas analistit të mirënjohur të Apple, Ming-Chi Kuo, kompania ka rinisur punën në një aksesor të ri të karikimit wireless por që këtë herë është më i vogël. Sipas tij ky aksesor debuton në gjashtë muajt e parë të 2020-ës dhe nuk mund të karikojë disa pajisje njëherazi siç ishte parashikuar AirPower.

Kuo shquhet për parashikimet e tij të sakta rreth produkteve të Apple. Me saktësi të lartë ai parashikoi MacBook Air 16-inç dhe kufjet e ridizajnuar AirPods. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ky smartfon na kujton ditët e lavdishme të produktivitetit