Lajmet

Aksidentalisht zbulohet ndërfaqja e Skype për Windows Phone 8

Publikuar , 06 Shtator 2012
0
Aksidentalisht zbulohet ndërfaqja e Skype për Windows Phone 8

Microsoft i ka mbajtur kryesisht në fshehtësi veçoritë e Windows Phone 8 gjatë ditës së djeshme gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Nokian, por Nokia siç duket aksidentalisht ka zbuluar ndërfaqen e re të Skype në Windows Phone 8 në një video reklamuese.

Aplikacioni Skype në Windows Phone 8, që do të integrohet në qendrën e njerëzve dhe telefonit, duket se do të përfshijë butonët që do të qëndrojnë pezull mbi ndërfaqe për video thirrje së bashku me opsionet normale për biseda.

Aty po ashtu është paraqitur një ikonë e Bluetoothit, që tregon se përdoruesit e Windows Phone 8 do të jenë në gjendje që në shpejtësi të transferojnë thirrjet përgjatë kufjeve me Bluetooth.

Derisa kjo është e qartë që do të jetë ndërfaqja e zgjedhur për Skype, kjo do të mund të përfaqësonte një thirrës të ridizajnuar për funksionimin e telefonit të Microsoftit në Windows Phone 8.

Microsoft ende nuk ka demonstruar saktësisht se si do të punojë Skype në Windows Phone 8, por mund të presim që ndërmarrja të mbajë një ngjarje të ndarë të lëshimit të fundit të muajit tetor që do të zbulojë çdo veçori kryesore në hollësi. (PCWorld Albanian)[youtube id=”3y0iar9QSqQ”]

LEXO EDHE:  Skype sjell videot HD në ueb

Lajmet e fundit>