Blog

Aksidenti i frikshëm i makinës Tesla vret dy persona në SHBA

Nga: PCWorld
Publikuar , 19 Prill 2021
Pas fikjes së zjarrit u lokalizuan dy pasagjerët, njëri në ndenjësen e përparme dhe tjetri pas por askush në atë të shoferit. Aksidenti i frikshëm i makinës Tesla vret dy persona në SHBA

Dy persona mbetën të vdekur pasi një makinë Tesla e cila besohet se po ecte pa asnjë njeri në ndenjësen e pasagjerit, u përplas në një pemë në Houston të Shteteve të Bashkuara.

“Nuk ishte askush në ndenjësen e pasagjerit,” thanë autoritetet lokale gjatë hetimeve të aksidentit.

Tesla Model S i 2019-ës ishte me shpejtësi të lartë kur dështoi të merrte siç duhej një kthesë dhe doli jashtë rrugë për tu përplasur në një pemë e më pas shpërthyer në flakë.

Pas fikjes së zjarrit u lokalizuan dy pasagjerët, njëri në ndenjësen e përparme dhe tjetri pas por askush në atë të shoferit.

Aksidenti vjen në një kohë kur Tesla është kritikuar për sistemin gjysmë autonom të vetëdrejtimit ndërsa kompania po përpiqet të sjellë një sistem të plotë.

Autoritetet Amerikane kanë hapur në Mars 27 hetime ndaj aksidenteve të makinave Tesla. CEO i kompanisë Musk ka thënë se pret fitime të mëdha nga softueri i ri që do të jetë i aftë të drejtojë makinën plotësisht drejt fundit të këtij viti. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Videot e TikTok dhe Instagram shfaqen në rezultatet e kërkimit të Google