Aksionerët e Yahoo aprovuan ditën e Enjte shitjet e shumëpritur të biznesit të internetit të kompanisë tek Verizon Communication pas një sage e cila zgjatë 12 muaj dhe u shoqërua me lajme të bujshme.
Gjigandi Amerikan i telekomunikacionit do të paguajë 4.48 miliard dollar, një marrëveshje e cila do të finalizohet më 13 Qershor.
Marrëveshja, e njoftuar që nga muaji Korrik i vitit të kaluar, u shty disaherë pas publikimit të dy hakimeve të profilit të lartë nga Yahoo.
Pas marrëveshjes me Verizon, Yahoo do të riemërohet në Altaba, një kompani e cila do të ruajë asetet në Alibab Group dhe 35.5 % të aksioneve në Yahoo Japan. /PCWorld Albanian