Biznes

Aksionet e Google arrijnë vlerën rekord prej 1000 $

Publikuar , 19 Tetor 2013
0
Aksionet e Google arrijnë vlerën rekord prej 1000 $

googleeeoVlera e aksioneve të Google tejkaloi shifrën prej 1000 $ për herë të parë në historinë e kompanisë.

Menjëherë pas publikimit të të ardhurave financiare të tremujorit të tretë të vitit, të premten në mëngjes suksesi i kompanisë u pasqyrua edhe në Wall Street.

Aksionet kanë pasur një rritje prej 40% gjatë këtij viti ndërsa të premten u rritën me 12%, edhe pse pak kohë më parë vlera u stabilizua sërish.

Google debutoi në bursën e Nasdaq-ut nëntë vjet më parë me një vlerë aksionesh prej 85 $. Që prej asaj kohe, vlera ka qenë gjithmonë në rritje. Edhe pse javët e fundit nuk ka ecur edhe aq mirë, vlen të theksohet fakti që aksionet kanë qënë në rritje prej vitesh.

Megjithatë, edhe me 1000 $, aksionet nuk e bëjnë Google-in kompaninë më të vlefshme në botë. Apple ka një kapitalizim tregu prej 461.66 miliardë $, më të lartë se 334.25 miliardë $ e Google.

Pas publikimit të të ardhurave finaciare mjaft të mira të tremujorit të tretë të vitit, të cilat tejkalonin parashikimet e analistëve, rreth 24 analistë rritën target e çmimeve në bursë, sipas Thomson Reuters. Për shembull, Evercore vendosi një target prej 1100 $. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  30 vite kanë kaluar dhe ky kompjuter Apple IIe ende funksionon

Tags >

Google
Lajmet e fundit>