Biznes

Aksionet e Lenovo në tatëpjetë pas raportit të Bloomberg

Oct 5 2018
0 Shpërndarje
Bloomberg tha se prej 2015-ën qeveria Amerikane ka hetuar këtë rast. Qëllimi i autoriteteve Kineze ka qenë vjedhja e sekreteve qeveritare dhe korporative. Aksionet e Lenovo në tatëpjetë pas raportit të Bloomberg

Aksionet e një prej prodhuesve më të mëdhenj në botë të kompjuterave konsumatorë Lenovo ranë me më shumë se 15% ditën e Premte pas lajmeve se Apple dhe Amazon mund të jenë hakuar.

Me zyra qendrore në Hong Kong dhe qendra kërkimore në Kinë, raporti i Bloomberg ngjalli shqetësime se edhe Lenovo mund të ketë rënë pre e inteligjencës Kineze.

Sipas Bloomberg, Apple dhe Amazon janë hakuar nga inteligjenca Kineze e cila ka vendosur çipe përgjimi në bordet e serverave që kompanitë përdorin në qendra e tyre të të dhënave.

Bloomberg tha se prej 2015-ën qeveria Amerikane ka hetuar këtë rast. Qëllimi i autoriteteve Kineze ka qenë vjedhja e sekreteve qeveritare dhe korporative.

Në të vërtetë është hakuar furnizuesi i Apple dhe Amazon, Supermicro kur agjentë të inteligjencës Kineze të infiltruar kanë kompromentuar kompaninë.

Në Kinë, kompanitë lokale të teknologjisë janë të obliguara me ligj të bashkëpunojnë me autoritetet.

Kjo ka bërë që shqetësimet në Perendim të shtohen. Rasti i gjigandit Kinez ZTE tregon mësë miri shqetësimet në rritje të SHBA-ve. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>