Blog

Aktori me famë botërore vendos të fshijë llogarinë e tij në Facebook

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Janar 2020
0
Vendimin ai e mori pasi rrjeti social vendosi ti lejojë reklamat politike edhe pse mund të përmbajnë gënjestra në rrjetin social. Aktori me famë botërore vendos të fshijë llogarinë e tij në Facebook

Aktori i filmit Star Wars, Mark Hamill, ka fshirë llogarinë e tij në rrjetin social Facebook duke goditur praktikat e kompanisë me reklamimin.

Në një cicërimë në Twitter ai akuzoi shefin ekzekutiv të Facebook Zuckerberg se i jep prioritet fitimit përpara të vërtetës.

Vendimin ai e mori pasi rrjeti social vendosi ti lejojë reklamat politike edhe pse mund të përmbajnë gënjestra në rrjetin social.

Firma tha se vendimi për të përcaktuar të vërtetën nuk duhet tu lihet kompanive private. Facebook nuk komentoi deklaratën e Hamill por mbrojti politikat e saj.

Kompania të tjera teknologjike kanë vendosur të jenë më kufizues në atë çfarë lejojnë të postohet në platformat e tyre.

Google vendosi të kufizonte numrin e reklamave politike në platformën e saj. Sakaq rrjeti social Facebook është vënë nën presion që prej skandalit Cambridge Analytica.

Edhe njerëz të tjerë të famshëm si këngëtarja Cher, komediani Will Ferrel, aktori Jim Carrey dhe bashkëthemeluesi i Apple Steve Wozniak kanë fshirë llogaritë e tyre në Facebook. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Ja dy flagshipët e radhës të Samsung që marrin Android 10

Tags >

Facebook