Blog

Aktorja e Star Trek dhe punonjësa e NASA ndahet nga jeta në moshën 89 vjeçare

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Gusht 2022
Ajo hyri në industrinë e Hollivudit kur mundësitë për femrat me ngjyrë ishin të pakta e të paarritshme. Aktorja e Star Trek dhe punonjësa e NASA ndahet nga jeta në moshën 89 vjeçare

Aktorja Nichelle Nichols, e njohur për rolin e saj Nyota Uhura në Star Strek: The Original Series u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare ditën e Shtunë për shkaqe natyrore.

Ajo hyri në industrinë e Hollivudit kur mundësitë për femrat me ngjyrë ishin të pakta e të paarritshme.

Nichols kishte thënë në një intervistë vite pasi The Originals Series kishin mbaruar se kishte konsideruar të jepte dorëheqjen në sezonin e parë për të ndjekur një karrierë në Broadway, por kishte ndryshuar mendje pas një takimi me Martin Luther King Jr.

Përtej industrisë së filmit, ajo ka shpenzuar vite duke punuar për NASA dhe ndihmuar agjencinë hapësinore të diversifikonte talentin e saj.

Në 2015-ën ajo fluturoi në bordin e teleskopit SOFIA në NASA, një fluturim 8 orësh për studimin e Marsit dhe Saturnit. /CIO Albanian

LEXO EDHE:  Përdoruesit e Pixel 6 dhe Galaxy S21 mund të përdorin smartfonët si çelës makine