Lajmet

Akuzon Apple se e ka shndërruar në homoseksual, Rusi kërkon dëmshpërblim

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Tetor 2019
0
Razumilov kërkon 1 milionë rubla dëmshpërblim ose afro 14 mijë euro pasi u ju dhanë 69 GayCoin në vend të Bitcoin që kishte pritur ai. Akuzon Apple se e ka shndërruar në homoseksual, Rusi kërkon dëmshpërblim

Një burrë në Rusi paditi Apple duke e akuzuar se e kishte shndërruar homoseksual. Razumilov kërkon 1 milionë rubla dëmshpërblim ose afro 14 mijë euro pasi u ju dhanë 69 GayCoin në vend të Bitcoin që kishte pritur ai.

Para erdhën me mesazhin në Anglisht “mos gjyko pa e provuar.”

Ai bëri atë që ju kërkua, e provoi dhe tashmë ka përfunduar në një marrëdhënie. Në padinë e dërguar pranë gjykatës ai shkruante “Mendova pse të gjykoj diçka pa e provuar? Dhe provo marrëdhënien e të njëjtit seks.”

“Mund të them se pas dy muajsh lidhje me një person të së njëjtës gjini, u zhyta më tutje dhe nuk ndahem dot. Kam një të dashur dhe nuk di sesi tua shpjegoi prindërve,” shprehej ai.

Razumilov thotë se Apple e ka manipuluar duke e dërguar drejt homoseksualizmit që kur i dërguan GayCoins në 2017-ën.

Aplikacioni është krijuar nga një palë e tretë, por ai beson se Apple ka përgjegjësi për programet që hoston. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Një video koncept tregon sesi iPhone me ekran me palosje mund të ngjajë

Lajmet e fundit>