Harduer

Aladdin Key mund të mbajë mend të gjitha fjalëkalimet e kompjuterit tuaj

Publikuar , 06 Janar 2013
0
Aladdin Key mund të mbajë mend të gjitha fjalëkalimet e kompjuterit tuaj

Aladdin-KeyShumë kush mund t’i dijë disa rregulla të përgjithshme për të krijuar fjalëkalime të sigurta: të mos përdorni emrin tuaj ose emrat e ndonjë anëtari të familjes, të mos e përdorni datën tuaj të lindjes, gjithmonë përdorni numra dhe shkronja të mëdha dhe rrini larg nga vargjet e tilla si “fjalëkalim” ose “12345”.

Por, pavarësisht nga këto rregulla që mund të njihen mjaft shumë, hakimet e fundit në shkallë të madhe kanë zbuluar që shumica prej nesh ende përdorin kështu fjalëkalime qesharake që lehtësisht mund edhe të qëllohen.

Një pajisje e quajtur Aladdin synon të zgjidhë këtë problem duke hequr barrën për kujtesë tek përdoruesi.

Aladdin është një tastierë e vogël USB që e mbani në zinxhirin tuaj të çelësave dhe e vendosni në kompjuterin tuaj për të fituar qasje në llogarinë tuaj që e përdorni për të mbrojtur me fjalëkalim.

Ai funksionon duke krijuar fjalëkalime të gjata, alfa-numerike dhe duke i ruajtur derisa të bëhet qasja me të në kompjuterin tuaj (ose në smartfon ose tablet, e në pajisje të tjera që pranojnë tastiera me hyrje USB).

Pastaj ai fut fjalëkalimet në llogaritë e duhura ashtu sipas nevojës dhe ju nuk keni se çfarë të merreni më me të. Për siguri të shtuar, ju mund të shkruani karaktere shtesë ose të fshini disa karaktere ose madje të futni dy ose më tepër çelësa Aladdin për të krijuar fjalëkalime që janë edhe më vështirë mund të qëllohen.

Aladdin për momentin është duke kërkuar fonde për një prodhim fillestar në IndieGoGo.

Mbështetësit mund të fillojnë të paguajnë 20 dollarë. Për një pajisje që të sjell këso lloj sigurie, duket që është një çmim i arsyeshëm për të paguar. (PC World Albanian).

LEXO EDHE:  Aplikacionet e Google në mbështetje të 900 milion njerëzve me humbje dëgjimi

Tags >

harduer
Lajmet e fundit>