Siguri

Alarmet dhe arnimet e fundit të sigurisë

Publikuar , 07 Nëntor 2008
0
Alarmet dhe arnimet e fundit të sigurisë

Ndërkohë, Microsoft përsëri ka arnuar diçka te Internet Explorer, këtë herë për të riparuar dy defekte në trajtimin e IE-së të Skenarit Aktiv (Active Scripting). Një vrimë lejon që një sulmues ta bëjë një faqe në internet të tillë që kur shikohet, mund të vidhni të dhëna nga një faqe e hapur në një ndarje të veçantë të shfletuesit. Për shembull, tek seanca e online banking. Sa i përket vrimës tjetër, një shfrytëzim i suksesshëm mund ta komprometojë tërësisht PC-në tuaj dhe mund të goditeni thjesht duke vizituar një faqe të helmuar, apo duke përdorur Windows Instant Messenger. Këto vrima ndikojnë tek secili version i IE-së, nga 5.01 në Windows 2000 SP4 e deri tek IE7 në Vista SP1. Nëse ende nuk keni marrë arnimin nga rifreskimet automatike, sigurohuni ta bëni këtë shkarkim nga find.pcworld.com/61214. IE nuk është i vetmi shfl etues që kërkon riparime nën mbulesë. Apple ka lëshuar Safari 3.1.2 për të ndrequr një vrimë, e cila në fi llim mendohej e në përgjithësi ishte bezdisëse, derisa kërkuesi Aviv Raff zbuloi një rrugë për ta kombinuar atë me një vrimë në Windows dhe krijoji një kërcënim serioz.

Shkarkojeni këtë rifreskim të Safari nga find.pcworld.com/61216 apo përmes Apple Software Update. Apple gjithashtu ka dërguar në treg edhe Quick Time 7.5, që adresohej drejt 5 vrimave të rrezikshme. Disa nga këto vrima kanë ndikim në Windows Vista, disa në XP ServicePack 2 (SP2) dhe disa në OS X. Në rast se pengoheni gjatë vizitës në një faqe me skedar Quick Time që përmban imazhe të montuara PICT, audio të koduar në AAC apo video Indeo, do të goditeni. Grabisni arnimet nga find. pcworld.com/61217, apo nga Apple Software Update .

LEXO EDHE:  85% e shtojcave dhe aplikacioneve të Chrome nuk kanë politika privatësie

Arnimet për DirectX
Në vazhdim janë dy lëshime në DirectX (versionet 7 dhe 8.1 për Windows 2000, si dhe për versionet 9 e 10 për edicionet më të reja të Windows), të cilat merren me multimedia për Windows. Klikoni në një link për një video të minuar, që vë në shënjestër këto lëshime të ndjeshme dhe mund të mbeteni në vend të habitur duke parë transmetime të ccuditshme. Rreziku tjetër godet “Synchronized Accessible Media Interchange” (SAM I), që lejon shtimin e titujve të mbyllur në formate media. Përsëri, mund të goditeni duke vizituar një faqe të infektuar apo duke hapur një shtesë në e-mail që është e korruptuar. Që të dy vrimat ndikojnë në të gjitha versionet e Windows, duke përfshirë edhe Windows 2000/SP4, XP SP2 dhe SP3 dhe Vista e Vista SP1. Nëse nuk i keni të instaluara automatikisht arnimet (që rregullojnë të dy lëshimet), mund t’i shkarkoni dhe të merrni më shumë informacion në. find.pcworld.com/61218 .

Lajmet e fundit>